Mishrat e bllokuar në Dogana, Panariti: Zgjidhni, o me Amerikën, o me Kinën!

Premte, 23 August 2019 13:25

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar me forcë sot, pas bllokimit nga AKU të qindra tonëve mish derri dhe viçi nga Brazili dhe Kanadaja, importuar në Shqipëri.

Panariti ka nxjerrë në pah një fjalë kyç të kësaj historie: Ractopaminën, për të cilën po përplasen sot SHBA dhe Kina.

“Vendosni! Ose me Amerikën, ose me Kinën dhe BE-në në mes! Zgjidhni e merrni! Por me mend në kokë! – bën thirrje Panariti në një mesazh në Fb:  

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bllokon tonelata mish importi nga Kanadaja për përmbajtje të mundshme të aditivit ractopaminë.

Uroj që AKU të kuptojë se çfarë bën dhe që në veprimin e tij ky institucion të udhëhiqet strikt nga parimi i mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit... dhe jo nga populizmi apo interesa të tjera.

Uroj që të ketë konsultuar bordin shkencor të saj për këtë veprim nëse ky bord ekziston!

Shpresoj që AKU të jetë në dijeni se ractopamina në mish është në qendër të luftës tregtare midis Amerikës dhe Kinës.

Këtë vit administrata e Presidentit Trump, i ka kërkuar Kinës t’i heqë ndalesat e ractopaminës në mish.

FDA e Amerikës e ka këtë substancë të miratuar për përdorim në ferma dhe studimet në institutet e saj shkencore, tregojnë se ajo nuk e rrezikon konsumatorin.

Ndërsa Kina insiston në mbajtjen e ndalesës për ractopaminën për të penguar eksportet amerikane...

Pra, luftë e mirëfillte tregtare, në emër të konsumatorit.

Pyetja që shtrohet është se ku qëndron Shqipëria në këtë mes e përfaqësuar nga AKU dhe a do t’i bashkohet ajo kërkesës amerikane për heqjen e këtij bllokimi?

Kjo nuk është punë polici dhe trau dogane, por është punë shkence dhe shkencëtarësh dhe politikanësh, por këta të renditur në fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...