Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, thekson se Shqipëria nuk do të kthehet në një lavatriçe të pastrimit të parave.
Ai shprehet i bindur se do të jenë shqiptarët që s’do lejojnë një gjë të tillë, pavarësisht pritshmërive të disa ambasadorëve.
“Shqipëria nuk do të kthehet në një lavatrice të madhe të pastrimit të parave të Europës, ashtu siç kanë pretenduar disa diplomatë.
Dhe këtë nuk do e presim nga qielli, por do e tregojmë që dimë t’a bëjmë vetë.
Sepse ne nuk jemi njerëz me bisht, por dimë të reagojmë, të çohemi dhe të protestojmë”, thekson Kalaja në një intervistë për Faxnews.