ETILDA/ 'Skandali' i trefishtë

Hënë, 26 August 2019 20:44

Nga Kastriot Islami/

Pas skandalit të raportuar nga media për shpenzimet e ministres së Drejtësisë, “fshihen” tre probleme të mëdha të qeverisjes së vëndit:

Së pari, papërgjegjshmëria dhe shkëputja e anëtarëve të kabinetit Rama nga realiteti i vështirë dhe gjëndja ekonomike e papërballueshme ku gjënden shumica e familjeve shqiptare.

Së dyti, babëzia e anëtarëve të kabinetit Rama për të vjedhur buxhetin e shtetit në funksion të një jetese luksoze dhe shpenzimesh marramëndëse.

Së treti, arroganca e anëtarëve të kabinetit Rama me të cilin ata komunikojnë me publikun apo median sa herë gjënden të kapur ne skandale dhe eleminimi i të gjithë mekanizmave të auditit/kontrollit që qeveria Rama ka ngritur për të penguar ndëshkueshmërinë e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar apo të lidhur me afera kriminale.

Problemi i parë, anëtarët e kabinetit Rama duke shpenzuar shuma marramëndëse për zyrat e tyre, duke udhëtuar me makina super të shtrenjta, duke udhëtuar jasht vendit shpesh me cartera dhe duke u akomoduar në hotele të shtrenjta tregojnë se kanë humbur lidhjen me realitetin shumë të vështirë në të cilën jetojnë shumica e qytetarëve të vëndit.  Konkretisht, media ka raportuar se Ministrja e Drejtësisëështë akomoduar në njëfjeturhotel me cmime të paarsyeshme, ku një natë qëndrimi në hotel për ministren shqiptare rezulton të jetë sa 35 pagesa mujore të asistencës sociale të një familje të varfër shqiptare apo rreth 5-7 herë më e lartë se pensioni i shumicës së qytetarëve. 

Problemi i dytë, ai që evidenton babëzinë për të vjedhur edhe qindarkën e fundit nga buxheti i shtetit ngaministrat e kabinetit Rama, është edhe më shqetësues dhe nuk duket të jetë vetëm cmimi i lartë i dhomës sëhotelit ku ka qëndruar ministrja dhe tëprenotuar prej saj apo me miratimin e saj. Sepse nga mënyra sesi e mbrojti ministren Edi Rama apo se me cfarë lehtësie e përgënjështroi skandalin vetë Ministrja tregon se qëndrimi në hotele luksoze apo në dhoma hotelesh me cmime maramëndëse ështënjëpraktikëe zakonshme dhe e përdorur rëndom nga anëtarët e kabinetit Rama, përfshi edhe vetëkryeministrin Rama. Ajo që ka shqetësuar mëshumëpublikun dhe ka revoltuar më shumëqytetarët lidhet me fakti se  mekanizmi i rezervimit të dhomave të hoteleve apo i biletave të avionit duket se ështëkorruptiv. Nga analiza e këtij skandali rezulton se ministrja apo administrata e saj kanë aplikuar një praktikë korruptive apo vjedhjeve të hapur për rezervimin e dhomës së hotelit tëministers. Media ka raportuar se për një dhomë hoteli shuma e parave të paguara rezulton 2-3 herë më e lartë se tarifa e deklaruar në faqen e internetit të hotelit, që ndryshe do të thotë se për dhomën e ministres dy të tretat e shumës së deklaruar nga Ministrja për dhomën e hotelit është futur në xhep, pra mendohet se është vjedhur?!

Problemi i tretë, lidhet me arrogancën me të cilën Rama dhe anëtarët e kabintetit të tij tentojnë të fshehin gjurmët e aferave korruptive sa herë kapen mat apo eleminimi i të gjithë mekanizmave të kontrollit të brëndshëm për të nxjerrë në pah të vërtetën duke synuar të pengojnë ndëshkimin e bartësve të aferave korruptive. Rama dhe ministrat e tij që imitojnë me porosi/urdhër Ramën në vend që të kërkojnë hetimin e skandaleve të zbuluara nga media fillojnë e sulmojnë me një gjuhë rrugacërore opozitën, kundërshtarët dhe median duke menduar se kështu arrijnë të mbulojnë skandalet që pasojnë pafundësisht njëri tjetrin.

Në botën demokratike, sa herë që media zbulon një “skandal” të tillë, zyrtari i lartë/ministri jep dorëheqjen dhe i dorëzohet institucioneve të drejtësisë, ndërkohë që Kryeministri i kërkon mekanizmave të kontrollit të brëndshëm apo edhe deri kontrollit shtetëror të hetojë rastin dhe nëse vërtetohet fajësia mban qëndrimin përkatës në respekt  të interesit publik, që mund të jetë edhe me pasoja politike për qeverisjen e tij. Kurse e gjithë sjellja e Ministres dhe vecanërisht sjellja e Ramës edhe në këtë rast provon se ky nuk është një rast i shkëputur por një dukuri, është mënyra sesi qeveris Rama.

* Analizë e shkruar për Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...