Një 32-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se hynte në banesat e pushuesve dhe vidhte sendet me vlerë.
Shtetësja me iniciale G.L banuese në Tiranë, dyshohet është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Plazh – Durrës Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve gjatë sezonit turistik, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetaseje, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë. Është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje, konkretisht:
• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.
• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.