Rilindja, si pjellë e krimit dhe korrupsionit në vend!

Tuesday, 27 August 2019 17:16

Nga Nard Ndoka

Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri!

Opozita dhe Lideri i saj Lulzim Basha, për fatin e keq nuk ka mundur deri më sot, të konkurojë me ide, program, koalicion, kandidat, sepse përballë ka patur banditë, personazhe të botës së krimit, oligarkë të fryrë nga korrupsioni i qeverisë dhe kandidatë me CV që konkurojnë edhe mafien ndërkombëtare.

Në 2013, Edi Rama erdhi në pushtet me slloganin: “Të gjithë qelbësirat e Shqipërisë mblidhuni bashkë”.

Ky sllogan u konkretizua më së miri në Kuvend, në Qeveri, nëpër Bashki dhe kudo tjetër, ku Rilindja hodhi farën e saj.

Opozita dhe Lulzim Basha u gjend e rrethuar nga ky fenomen kudo, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo Bashki, por edhe në Kuvend.

Epike për pluralizmin, goditje për demokracinë, rrezik për vendin, asgjësim për konkurimin politik e rrotacionin qeverisës.

Çdo qelizë e shtetit ishte infektuar, çdo institucion kishte marrë virus nga “kanceri” Rilindje.

Kuvendi ishte kriminalizuar deri aty, sa për debat e replikë në foltoren e Kuvendit, merrje grushtime në korridoret e tij. Kur ndërhyrje për procedurë në komision parlamentar, vazhdohej “debati” me rrip pantallonash në paradhomën e komisionit.

Kuvendi humbi sensin e fjalës, të përballjes politike, të kontrollit parlamentar, hyri në “rend dite” përballja fizike, grushta, sharje, ofendime, kërcënime. Kjo ishte axhenda, që kishte projektuar dhe dizenjuar kryeministri piktor!

Prova dhe përballja fatale ndodhi në Dibër.

Opozita kandidonte figurën kryesore të saj, Sheferedin Shehun, menaxhues financash, politikan karriere, model ndershmërie, ndërsa mazhoranca kishte kandidat anonim, por në krah oshkurin e brekëve të ish-kryetarit, “kajmakët” dhe çunat e fortë të KM-së.

Në Dibër “fitoi” e keqja, përpallë normales, shpresës, logjikës politike, realitetit të zonës, burrërisë dhe traditës politike e njerëzore të dibranëve.

U thye rregulli, u trondit vendi, u gjunjëzua Opozita, “triumfoi” kryeministri me bandën e tij.

Ishte momenti që Opozita të shpallte falimentimin politik dhe Lulzim Basha të jepte dorëheqjen.

Të gjithë u plagosëm politikisht, moralisht, por Lulzim Basha nuk u dorëzua: “Dibra, mësim për të gjithë”, deklaroi para nesh.

Nuk do dorëzohemi, do vazhdojmë betejën tonë, do pastrojmë politikën nga krimi, do pastrojmë parlamentin, bashkitë, administratën!

Të gjithë shikuam njëri tjetrin me habi! Si?! Kur? Me çfarë?!

Mision i pamundur me një mazhorancë të kriminalizuar, që në embrion dhe me një parlament, qeveri e kryeministër, si produkt i krimit. Qeshëm nën zë, shikuam me habi edhe Bashën, filluam të mendojmë, të shpresojmë.

Lulzim Basha mblodhi veten, partinë e tij, partitë e koalicionit, qytetarët. Sensibilizoi ndërkombëtarët me bojkot të kuvendit, me qëndrime politike, por ajo që ishte finalja me një projektligj për dekriminalizimin e politikës.

Të gjithë i kujtojmë vështirësitë, përballjen me mazhorancën, indiferentizmin e ndërkombëtarëve, përbetimet e kryeministrit, se çdo deputet i Rilindjes është i pastër si kristali etj, etj.

Lulzim Basha dhe Opozita e Bashkuar e fituan kauzën e tyre, e pastruan Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë, Bashkitë dhe Administratën qëndrore dhe atë lokale.

Shërbimi më i madh, që i është bërë vendit, institucioneve, pluralizmit, demokracisë, standardëve, politikës në tërësi dhe në veçanti vetë Partisë Socialiste.

Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Gines!

U pastruan “plehrat” nga sistemi shtetëror, por KM-ja që ka zaptuar Partinë Socialiste me fraksionin e Rilindjes, i emëroi drejtues të shtabeve elektorale. Iu dha pushtet, iu dha tendra, iu dha liri bandave për të operuar të lirë në aktivitetin e tyre, tashmë “legal”, me mbrotje dhe suport politik.

I testoi më 30 Qershor, në boshllëk, sepse Opozita e Bashkuar iu shmang me zgjuarsi dhe përgjegjshmëri politike, përplasjes popullore dhe gjakderdhjes, që kishte dizenjuar kryeministri piktor.

Këtu ndodhemi, këto kemi sot përballë, këto janë shtabet e Rilindjes këto banda të Rilindjes caktojnë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe këdo tjetër, që kërkon formalisht firmën e Edi Ramës.

A ka shpresë, a ka Opozita strategji, a është i qartë dhe i vendosur Lideri i “Opozitës së Bashkuar”, Z. Lulzim Basha?

Unë besoj shumë, se Lulzim Basha ka fituar shumë beteja, edhe ka humbur ca, por do fitojë betejën finale, pastrimin deri në qelizë nga krimi i organizuar, çlirimin e votës së lirë, përballjen me ide, programe, alternativa dhe koalicione të besueshme.

Kësaj radhe, në këtë kauzë, rritet besimi, garancitë, shpresa, sepse në krah Lulzim Basha ka qytetarët dhe koalicionin opozitar më të madh në historinë e pluralizmit politik.

Rama me “kajmakët” dhe oligarkët e tij, e kanë ndjerë fundin, kolapsin, rrokullisjen e tyre të fortë, ndaj po bëjnë zhurmë dhe lëshojnë britma frike edhe në këtë Gusht përvëlues, politik, ekonomik, moral e qytetar për to!

Rama ik!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...