Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara me 30 Qershor, Safet Gjici u zgjodh kryebashkiak përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Abedin Uruçi, ndërkohë që nga burime për Faxweb.al mësohet se të paktën 4 drejtorë nuk e kanë pritur në zyrë eprorin e ri.
Drejtorët e 4 drejtorive kanë dhenë dorëheqjen përpara se Gjici të merrte detyrën, ndërsa me marrjen e mandatit raportohet se nuk është larguar deri më tani asnjë drejtor tjetër.
Gjithashtu nga të njëjtat burime mësohet se kanë dhënë dorëheqjen edhe sekretari i përgjitshëm i bashkisë si dhe nënkryetari i saj.