Policia e Bologna, Itali, ka arrestuar sot gjatë kontrollit të territorit një shqiptar me 2 kuintalë marihuanë në makinë.
Shqiptari me iniciale N.R. lindur në 1990.
Patrulla e Seksionit Antidrogë të Bologna pikasi një makinë në dalje të autostradës Bologna Fiera, e cila, sapo mori shenjën për të ndaluar, nxitoi t’i ikte policisë.
Policët italianë u vunë në ndjekje të makinës dhe arritën ta ndalonin pas disa kilometrash. Gjatë kontrollit, ata zbuluan brenda makinës qindra pako me marihuanë me peshë 208 kg që në tregun e pakicës do t’i kishin sjellë organizatës kriminale një fitim prej 1 milion e 200 mijë eurosh.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në gjykatën e qarkut të Bolognës.