Vrasje për lojërat e fatit? Pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e ish-policit

E Enjte, 29 August 2019 16:48

Konflikti për lojërat e fatit është pista kryesore që grupi i hetuesve po ndjek për zbardhjen e ekzekutimit mafioz të 26-vjeçarit, Santiagio Malko, në Tiranë. Ndërkohë mësohet se 26-vjeçari nuk i është referuar ndonjëherë organit të akuzës si i dyshuar për ngjarje të tjera kriminale.

Pavarësisht se me vendim qeverie biznesi i lojërave të fatit është mbyllur, duket se ai vijon në shkelje të ligjit dhe po prodhon edhe viktima.

Kjo dyshohet të jetë edhe pista kryesore që po hetohet për vrasjen e 26- vjeçarit, Santiago Malko, i ekzekutuar në mënyrë mafioze mbrëmjen e së martës.

Referuar materialit të policisë për ngjarjen nuk ka ende ndonjë person të dyshuar, por pista kryesore e përqendruar krahas të tjerave eshtë edhe ky biznes me të cilin rezulton i përfshire viktima.

Burimet nga prokuroria bënë të ditur për RTV Ora se emri i tij nuk rezulton të jetë i skeduar apo ti jetë referuar ndonjëherë organit të akuzës për vëzhgim apo ndjekje si dyshuar për ngjarje kriminale.

Madje shtohet se roli i tij në ngjarjen e ish-Bllokut nuk ishte aktiv, pra ai ka rezultuar vetëm i pranishëm në të, gjë për të cilën 26-vjeçari ka dhënë sqarime dhe më pas është lënë i lirë.

Në sitë të policisë po shihen lidhjet e tij shoqërore. E vështirë për hetuesit është edhe gjetja e ekzekutorëve të 26-vjeçarit pasi nga kqyrja e mjetit të përdorur për vrasjen rezulton se kemi të bëjmë me profesionistë, pasi në të nuk ështe gjetur asnjë gjurmë që do i dërgojë drejt identifikimit.

Kqyrja e kamerave të sigurisë ka fiksuar dinamikën e ngjrjes po identifikimi është i vështirë pasi ata kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar nga mjeti pa dalë fare nga makina për tu fiksuar përmasat trupore.

Ndërkohë 26-vjeçari, Santiago Malko, nuk ka patur me vete armë, por vetem celularin i cili është dërguar për tu kqyrur.

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar marrja në pyetje e personave që kanë patur njohje me viktimën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...