Duka: Duhet të shembim njëherë e mirë simbiozën e politikës me krimin

Saturday, 31 August 2019 17:04

Po futemi në një stinë të re politike, ku çelësat e zgjidhjes së krizës i ka opozita dhe jo mazhoranca, Kështu është shprehur në një takim me strukturat e partisë që drejton në Vishaj, kreu i PAA, Agron Duka.

Sipas Dukës, "Vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më".

Postimi i plotë i Agron Dukës:

Nga Vishaj, me strukturat e PAA-së, po përgatitemi për fillimin e një stine të re të politikës shqiptare, në të cilën çelësat e zgjidhjes së krizës nuk i ka më mazhoranca, por opozita. Vullneti për të mos pranuar asnjë marrëveshje, veç asaj me të cilën do të ngrihet një qeveri tranzitore, dhe do të përgatiten kushtet e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, është garancia që kriza të tilla nuk do të përsëriten më.

Duhet të shembim njëherë e mirë simbiozën e politikës me krimin, tjetërsimin e zgjedhjeve dhe mungesën e përgjegjshmërisë politike që buron nga marrja dhe mbajtja e pushtetit në forma jo legjitime. Kur kjo do të arrihet, e bashkë me të do të hartojmë edhe një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore, vendi do të hyjë realisht në një epokë të re.

Një epokë në të cilën do të mund të flasim për ato tema që sot mbahen peng nga rënia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe kriminalizimi i politikës, siç janë bujqësia, ekonomia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe perspektiva europiane. Nëse beteja për pastrimin e politikës ka dominuar në debatin publik, fundi i saj do të përkojë me një vëmendje të domosdoshme për zonat rurale.

Nevojat e fermerëve, nga subvencionet e drejtpërdrejta dhe çmimi i naftës deri tek infrastruktura dhe sistemet e kullimit dhe vaditjes, përbëjnë shqetësime konkrete që presin zgjidhje. Zgjidhje që PAA është gati ti ofrojë në zgjedhjet e ardhshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...