Plagosja e 5-fishtë në Fier/ Lirohet Kapoja i bandës Ruçi, nipi i Gramozit, famozi Qerem Braçi!

Tuesday, 03 September 2019 17:51

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar lirimin e nipit të Gramoz Ruçit që akuzohet për plagosjen e ndodhur dy dirë më parë me armë zjarri në Spitalin e Fierit.

‘Dje me urdhër nga lart, narkogjykatës dhe narkoprokurorë liruan në Fier supertrafikantin, kriminelin e rrezikshëm Qerem Braçi, nipin e Gramoz Ruçit dhe kreun e bandës Ruçi, bandës me të rrezikshme të Jugut që përgjaku dy dite me parë Levanin dhe Spitalin e Fierit.

I gjithë narkoshteti në mbrojtje, manipulim dhe fallsifikim të ngjarjes kriminale të shëmtuar

Banda Ruçi me kapo nipin e tij Qerem Braçi numëron me dhjetra anëtarë.

Mbi këtë bandë të mbrojtur nga kupola e narkoshtetit rëndojne akuza për

-terrorizime të zonave të Jugut

-vrasje të njerëzve të pafajshëm

-vjedhje, plaçkitje të shumta

-përdhunime,

-trafik droge dhe krime të tjera

Varianti zyrtar i Kupolës mafioze të narkoshtetit dhe medive të mashtruara prej tij barazon kriminelin me viktimën, banden kriminale Ruçi me mbi 25 anëtarë me një familje të Levanit krahason supertrafikanti Qerem Braçin me viktimën e bandës që mori dy plumba prej saj në shtratin e spitalit Aleksander Zhapa, i cili tek dërgoi në urgjencë dy djemtë e tij të masakruar nga Qerem Braçi, djemtë e vrasës dhe kriminel të këtij të fundit së bashku me djalin e Gramoz Ruçit, kreut politik të bandes, e pergjakën Levanin dhe spitalin e Fierit

Të gjitha këto denoncon në mesazhin e tij qytetari dixhital.

Lexoni më poshtë mesazhin e tij. sb

Mirëdita z. Berisha.

Masakra kriminale e Levanit ka qenë një ngjarje që herët a vonë do të ndodhte. Grupi kriminal i Braçajve me mbështetjen e plote Granoz Ruçit dhe Subashit kishin vite që terrorizonin banorët e zonës, vidhnin shtëpi, vidhnin bagëti, dhunonin njerëz të varfër dhe ka raste përdhunimi të padenoncuara nga njerëzit, pasi janë të pambrojtur. Kujtojmë rastet e vjedhjeve të bagëtive që u bënë mediatike në fshatin Pishë Poro të Levanit, plagosjen me armë të dy të rinjve nga Levani po nga ky grup kriminal, vrasjen e rojes së shkollës së Levanit para dy viteve po nga djali i Braçes që qëlloi me armën që i rrëmbeu policit në mes të spitalit, dhe që përsëri mbas këtyre masakrave kriminale këta njerëz ja kanë dalë të mos shkojnë në burg. Këtë duhet të dijnë shqiptarët dhe media.

Media shqiptare edhe në këtë rast me dashje apo pa dashje duke e paraqitur ngjarjen si konflikt mes dy familjeve po ndihmon krimonelët e gruput të strukturuar Braçe dhe pushtetarët që u bëjnë fresk atyre.

E vërteta është se konflikti është midis një grupi kriminal që funksionon me mbështetje nga pushteti dhe një familjeje levanake që i njeh gjithë zona si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë.

Media që furnizohet me versionet zyrtare të policisë së Ruçit dhe Lleshit po ndihmon kriminelët dhe po bën që në opinionin publik të duken si dy grupe bashkëfajtorësh, ndërkohë që nuk është kështu.

Policia ka liruar kriminelin Eqerem Braçe dhe dy të tjerë të grupit kriminal, dhe media nuk e paraqet këtë fakt të rëndë. Në burg janë futur viktimat e masakrës me plagë të tmerrshme nga levat dhe thikat. Babai i djemve të tij studentë të dhunuar që mori dy plumba rrezikon të mos jetë më i aftë për punë, ndërkohë që sot pritet të jepet masa e arrestit për të kaluar fajin viktimave dhe për të lënë jashtë kriminelët e grupit Braçe e Ruçi pasi u duhen për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo ngjarje duhet të jetë një sirenë alarmi për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët sepse njerëzit janë të terrorizuar dhe nuk jetojnë e punojnë dot të qetë.

Bekime për ju që bëheni zëri i vetëm i së vërtetës.

ps: Ne vitin 2017 kam denoncuar para shqiptareve ne parlament dhe ne kete rrjet krimet e shemtuara te Qerem Braçit, vdekjen nga asfiksia tek punonte ne hashash per llogari te tij te nje puntorje nga Lazarati, djegien e kulles plot hashash te ketij krimineli e supertrafikanti.

Arkiva dixhitale e Qerem Braçit, kapos te bandes Ruçi, bandes me te rrezikshme te te gjithe Jugut!

Octobr 20;2017

Ja pse Don Gramozi shkeli kushtetutën dhe rregulloren në mbrojtje të Saje qorrit

Digjet në Salari kulla e madhe e "barit" e Qerem Braçit!

Lexoni mesazhin e salariotit dixhital!

Doktorr pershendetje..Nuk paske marr vesh djegien e kullës së madhe te "barit" ne Salari pronë e Qerem Braçit mbrëmë natën,para se te venin ca Iveko te Policis ?Aq bar sa krejt Vlora s'e kishte me gjith Habilajt..T'fala shokut Gramoz-humbje madhe per te..

nëna e ketij trafikantit eshte kusherira e pare e Gramozit, personi ka qenur problematik ne komunen Frakull ka pervetesuar disa toka te te tjereve se bashku me kryetarin e komunes Viktor Çervanaku,..Qeremi ka afera te perbashketa me Gramozin mbjellin se bashku siperfaqesh te medha me kanabis ne vendin e quajtur "Qafa e Kreshës"per tre vjet rresht.me ndihmene tij ai ka arritur drejtor i Ujsjellsit Tiranes emruar nga Lal Fiku..dhe i hequr pas pak ditve e fut ne burg per vepra te tjera ..??!!...plagosje ai se bashku me djemt e tij ne Levan te disa personave dhe asnje dit burg...

October 29;2017

Miremengjes Noriega i yne mirmengjes

Qytetari dixhital pershendet Ramen sot ne mengjes me ketë video nga Spitali Ushtarak

Pershendetje zoti berisha ai qerem braci i famshem dy dit para se te digjte kapanonin e tij i ka vdek nje zonj qe ka qen duke qethur ashash dhe bashk me kryetarin e deges emiljanon e kan cuar ne spitalin e gjirokastres sikur ka qen me tensjon ka pas shum gra te tjera prezente qe e kan par ate cfar ka ndodh. Te pershendes jam nje demokrat nga tepelena dhe sapo e lexova ate mesazhin qe kishe nxjer pak me par isha aty te shpia e partis demokratike. Jepua pak kete lajem atyre kuqove qe ti fusin brenda keta bastard trafikand

Prsh dr Berisha dua te te informoj se dje ka vdekur nje zonje nga lazarati ne malet e gusmarit te tepelenes . Ishte duke qethur hashash te njerzit e Gramoz Ruçit zonjes ne fjale sot je eshte ber varimi ... ju deshen 3 ore e ca qe e zbriten nga malet .. dhe kete policia e mban ye fshehte ndosha dhe me miratimin e familjarve te se ndjeres ... anonim ju lutem

October 31;2017

Qytetaret dixhital informojne vdekjen e puntores se

Kanabisit ne kullen e Qerem Braçit!

Policia mban te fshehte vdekjen!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital!

Pershendetje zoti berisha ai qerem braci i famshem i Gramoz Ruçit dy dit para se te digjte kapanonin e tij i ka vdek nje zonj qe ka qen duke qethur ashash dhe bashk me kryetarin e deges emiljanon e kan cuar ne spitalin e gjirokastres sikur ka qen me tensjon ka pas shum gra te tjera prezente qe e kan par ate cfar ka ndodh.. Jepua pak kete lajem atyre kuqove qe ti fusin brenda keta bastard trafikand

Prsh dr Berisha dua te te informoj se dje ka vdekur nje zonje nga lazarati ne malet e gusmarit te tepelenes . Ishte duke qethur hashash te njerzit e saje qorit ... zonjes ne fjale sot je eshte ber varimi ... ju deshen 3 ore e ca qe e zbriten nga malet .. dhe kete policia e mban ye fshehte ndosha dhe me miratimin e familjarve te se ndjeres ... anonim ju lutem’

Modifikuar më Tuesday, 03 September 2019 18:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...