Pas meshës për Nënë Terezën frymëzohet Meta: Na duhet dashuri që Shqipëria mos shpopullohet

E Enjte, 05 September 2019 12:00

Teksa sot ka zgjedhur që të marrë pjesë në meshën e organizuar në Bizë (Ishëm) me rastin e festës së shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh për politikën.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ku shfaqet me Padre Serxhion dhe një grup fëmijësh dhe prindrit, Meta ka një kërkesë, ku thelbi ngelet dashuria. Sipas Metës, nevoja për këtë komunitet është një kopsht i ri.

“Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë.
Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më.”, shkruan kreu i shtetit.

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 14:02
Login to post comments