Detaji nga OSBE: Socialistët nuk u rrahën me njëri-tjetrin në qendrat e votimit!

E Enjte, 05 September 2019 13:09

Kryetari i opozitës Lulzim Basha veçoi një detaj që tingëlloi qesharak, si të vetmin aspekt normal në gjetjet e Raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 Qershorit.
"I vetmi aspekt normal që ka gjetur raporti, - tha Basha para mediave, - është që socialistët nuk janë rrahur me njëri-tjetrin në qendrat e votimit bosh. Pa hyrë në detaje dhe konstatime të qarta, dua të theksoj dy përfundimet kryesore të raportit:

1. Votimet  e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme
2. Votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë

Për këto arsye, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin," theksoi kreu i opozitës.

Login to post comments