Video/Monika Kryemadhi: Raporti i OSBE nuk e njeh 30 qershorin

E Enjte, 05 September 2019 15:51

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dha nje deklarate për mediat pas raportit të OSBE për 30 Qershorin.

Sipas saj rapoti i OSBE tregon gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi.

 

Për daljen e vendit nga kriza duhen vetëm zgjedhje të lira, tha ajo

 

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërteten. Në atë raport është e qartë situata, pasi tregoi shkatërrimin ligjor të vendit. KQZ interpretoi ligjin sipas Ramës”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thekson se sot vendi ka nevojë urgjente për hapjen e negociatave, ndërsa ftoi palët politike, mes tyre edhe kryeministrin Rama që të tregohen të përgjegjshëm dhe t’u japin  zgjidhje shqiptarëve.

“Haja e negociatave është një nga pikat kyçe që ka nevojë sot Shqipëria. Duhet të zgjohemi. Të gjithë partitë politike duhet të marrin përgjegjësi, nga ne të parët, si opozita, dhe më pas Edi Rama, i cili shkatërroi sektorët si shëndetësinë, ekonominë dhe largoi të rinjtë nga vendi”- shtoi ndër të tjera, Monika Kryemadhi.

Deklrata:

Përshëndetje!
Përfitoj nga rasti për të komunikuar me të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Shqipërisë në mënyrë të tillë për të qenë direkt pas këtij raporti të OSBE – OHDIR për zgjedhjet ose për votimet e famshme që Edi Rama dhe rilindja krijojnë në Shqipëri.

 Nuk kemi absolutisht asnjë mëdyshje që raporti i OSBE – OHDIR do të dilte në konkluzione, për të cilat janë të qëndrueshme, jo vetëm të qëndrueshme, por janë edhe të vërteta përsa i përket situatës, në të cilët gjendet sot Shqipëria. Ndjejmë dhimbje për situatën politike, ndjejmë dhimbje për situatën ekonomike, në të cilët shqiptarët gjenden sot, kjo vjen si rezultat i inkriminimit të procesit, jo vetëm zgjedhor, por të inkriminimit të të gjithë jetës politike dhe shoqërore shqiptare. 

Raporti i OSBE – OHDIR është një skaner objektiv, por dhe i tmerrshëm përsa i përket situatës, në të cilën gjendet sot Shqipëria dhe ky raport, jo vetëm që tregon haptas gjendjen e mjerueshme, në të cilën gjendet vendi, por tregon haptas shkatërrimin e të gjithë sistemit politik, shoqëror dhe ligjor të Shqipërisë.

Mjafton në atë raport me disa dhjetra faqe ku është më se e qartë situata dhe janë përmendur nga media dhe përfaqësues zyrtar disa nga pikat kryesore ku mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve, një administratë të njëanshme zgjedhore, e cila mënjanoje besimin e publikut për procesin zgjedhor. 

Zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e publikut dhe të elektoratit. Votuesve shqiptar iu mohua e drejta e zgjedhjes sepse mbi 50 % të bashkive të gjithë Shqipërisë ishin me një kandidat të vetëm. Punonjës të administratës të cilët u vendosën në një kërcënim për të votuar dhe për të marrë pjesë në këtë proces. Votimet e 30 qershorit që krijuan klimën e pasigurisë juridike, zgjedhjet të cilat u mbajtën në një terren të krizës politike dhe institucionale, pra një terren të cilën erdhi si një rezultat i arrogancës dhe i kapjes së shtetit dhe të gjitha institucionet shtetërore nga krimi i organizuar. G
jykata Kushtetuese organi i vetëm që vendos mbi kushtetuetshmërinë e dekreteve Presidenciale e cila nuk ekzistonte dhe tregon që dekretet Presidenciale të cilat mund ti gjykojë është vetëm Gjykata Kushtetuese. Në  listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrimi dukshëm identike pra do të thotë që edhe kur organizon votimet Edi Rama është i paaftë ose nuk reziston dot tundimit të manipulimit dhe të futjes së duarve të tij në kutitë e zgjedhësve mbasi futi duart në xhepat e gjithë Shqiptarëve që ju grabiti me taksa më të larta, i vodhi me koncesionet e famshme, tashmë nuk rri dot se i është bërë ves të fusë dhe duart në kutitë e votimeve. 

KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar duke cenuar sigurinë juridike. Mos pranimi i komisionerëve të opozitës, e cila tregon haptas qëllim që kishte Edi Rama për të manipuluar dhe votimet e rilindjes, tregon që administrata zgjedhore ishte një administratë tërësisht politike dhe e njëanshme pra pa një balancim politik. KQZ vonoi publikimin e vendimeve, për herë të parë në historinë e tranzicionit Shqiptar në 30 vjet kemi një KQZ që nxjerr rezultatin mbas 1 muaj, pra do të thotë jo vetëm mungesë të transparencës por edhe manipulim që do të duhet të ndëshkohet. 

KQZ-ja regjistroi partine Bindja Demokratike dhe kandidatët e saj, fat të cilin ia dha dekreti i ri i Presidentit që edhe kjo parti të ketë shansin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Shqetësim për mungesën e paanshmërisë të KQZ-së të cilën e kemi konstatuar me një KQZ që jo vetëm ka uzurpuar karriget e partive politike të tjera por është kthyer tashmë në një xhelat rilindas ndaj të gjithë procesit zgjedhor. 
Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar në varësi të tyre për shkak të Vetting-ut, pra, raporti i OSBE-ODIHR qartëson drejtpërdrejt se edhe procesi i Vetting-ut është një proces i cili kontrollohet nga qeverisja dhe për të cilin duhet të kemi një reagim të menjëhershëm për ta ndaluar këtë proces dhe këtë kontroll që ndodh në sistemin e drejtësisë. 

Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjet shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë. Aq me keq kur... vazhdon në një nga pikat që shkruan raporti i OSBE – ODIHR, kur qytetarët kërcënohen jo vetëm me largimin nga puna por edhe me heqjen e ndihmës ekonomike, pra me bukën e gojës. Të rënda janë shprehjet që gjen në raport, shqetësim për mosveprim të organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore, prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore dhe mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërinë mbi krimet elektorale të kaluara. Mos të harrojmë që këto tre fjali...

Video e plotë

Login to post comments