Raporti i OSBE, reagon kreu i PLL-së, Shpëtim Axhami: Damkë e rëndë, zgjedhje të reja me qeveri tranzitore

E Enjte, 05 September 2019 19:47

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami përmes një komunikimi me mediat ka reaguar për raportin e OSBE ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Legalisëve këto ishin “zgjedhje” që i vunë damkën me te keqe problematikave te herëpashershme zgjedhore në vend që pas viteve ‘90. Dhe sipas tyre, zgjidhja është rikthimi tek zgjedhjet e lira përmes një qeverie tranzitore që të garantojë ndryshimet e sistemit zgjedhor, që të ketë anëtarë të KQZ të vetuar dhe të sistemit të drejtësisë.

Reagimi i Plotë:

Partia Levizja e Legaliteti, pasi analizoj me seriozitet raportin e OSBE/ODHIR, shpreh shqetësimin e saj për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Këto ishin “zgjedhje” që i vunë damkën me te keqe problematikave te herepashershme zgjedhore ne vend qe pas viteve ‘90.
KQZ militante, institucionet e kapura nga qeveria aktuale ne bashkepunim me krimin, bene qe ne Shqiperi te mungoje e drejta alternative per te zgjedhur dhe per te votuar te lire pas 30 vjet demokraci duke mbjelle krim elektoral ne vend.
Eshte pergjegjesi kombetare per te gjithe dhe jo vetem e opozites se bashkuar, ti kthejme dinjitetin votuesve me ane te zgjedhjeve te lira demokratike nen nje qeveri tranzitore duke ndryshuar ne radhe te pare sistemin zgjedhor.
PLL do e kerkoj me force, brenda opozites se bashkuar dhe çdo institucion depolitizimin e KQZ si organi kryesor i kontrollit demokratik te proçeseve zgjedhore.
Per PLL, anetaret e KQZ duhet te jene me patjeter persona qe vijne nga sistemi i drejtesisë ku të i jene nenshtruar fillimisht proçesit të Vetingut.
Per PLL ,shfrytezimi i pushtetit per te vjedhur, ka bere qe te perdoren gjithe mekanizmat jo demokratik per te ardhe me patjeter ne pushtet.
Ligji elektoral duhet te jete i forte kunder atyre qe deformojne vullnetin e popullit.
Pa kthimin e votes se lire, nuk mund te kete kurre zhvilim te nje vendi demokratik.
Qeveria aktuale nuk e siguron nje gje te tille, prandaj duhet pershkallezim dhe mbeshtetje e aksionit opozitar ne vazhdimesi.
Zyra e shtypit e PLL

Modifikuar më E Enjte, 05 September 2019 20:19
Login to post comments