Bylykbashi: Raporti për zgjedhjet e 2001, më i keqi deri më ?sot, është i dyti pas këtij për 30 qershorin

E Enjte, 05 September 2019 22:02

Lidhur me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, reagon edhe ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në Facebbook, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, “tashmë, raporti për zgjedhjet e vitit 2001, më i keqi deri më ‎sot, është i dyti në radhë pas këtij për 30 qershorin”.

Sipas ish deputetit, vetëm në dy raste raporti i OSBE do të ishte më i keq se ky për 30 qershorin.

 

Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

ODIHR: Para se gjithash, zgjedhjet jane per zgjedhesit!

Tashme, raporti per zgjedhjet e vitit 2001, me i keqi deri me ‎sot, eshte i dyti ne radhe pas ketij per 30 qershorin.

Nese ne 2009 kur kryeminister ishte Sali Berisha, sipas ODIHR "zgjedhjet arriten shumice derrmuese te standarteve te OSBE", 10 vjet me pas kur kryeminister eshte Edi Rama, po sipas ODIHR "zgjedhjet u zhvilluan pa mbajtur ne konsiderate interesin e zgjedhesve", se e vetmja zgjedhje qe u mbeti atyre ishte te merrnin pjese ose jo ne votim dhe se jane shkelur standartet themelore te OSBE-se per zgjedhje demokratike. Audry Glover ishte ne krye te ODIHR ne 2009, Audry Glover ishte edhe ne 2019.

Vetem ne dy raste raporti i ODIHR per 30 qershorin mund te ishte me i keq se kaq:

1- ODIHR te konstatonte qe Qeveria urdheroi ndalimin e zgjedhjeve;

2- ODIHR te deklaronte qe nuk do te çonte mision vezhgimi sepse ne Shqiperi nuk egzistojne kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme.

Me keq se kaq, demokracia vdes perfundimisht

Login to post comments