Raporti i OSBE-ODIHR/ Ish kryetari i KQZ: 30 qershori ka rënë, nuk i shërben qytetarëve dhe demokracisë

Premte, 06 September 2019 16:52

Procesi zgjedhor u zhvillua nga interesi politik i mazhorancës, pavarësisht nga situata politike, duke shmangur edhe kërkesat e ligjit. Presioni shtetëror ndaj institucioneve dhe qytetarëve u evidentua dukshëm në raportin e OSBE/ ODIHR-it. KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor kapërcyen kompetencat e tyre ligjore ndaj dekretit të Kreut të Shtetit.

Kështu shprehet në një intervistë për gazetën Telegraf ish kryetari i KQZ dhe konstitucionalisti Kristaq Kume.

 

Sipas tij, 30 qershori ka rënë, nuk i shërben qytetarëve dhe funksionimit të demokracisë.

 

Intervista:

– PROF. Kume cilat janë problemet kryesore që evidentoi Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për 30 Qershorin?

Në raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, që u zhvilluan në 30 qershor 2019, ka dy momente shumë të rëndësishme që, për mendimin tim duhet të mbahen mirë në konsideratë nga kushdo që do të kërkojë të analizojë dhe të gjykojë për këto zgjedhje mbështetur në këtë Raport. 

Së pari, në Raport theksohet se “Dekreti i Presidentit për caktimin e datës 13 tetor si ditë e zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë edhe pse publikimi i këtij akti, i nxjerr nga Presidenti i Republikës, është i detyrueshëm nga ligji”.

Ndërkohë në Raport theksohet se dekretet e Presidentit mund të gjykohen për kushtetueshmërinë e tyre vetëm prej Gjykatës Kushtetuese dhe se mungesa e saj, sipas këtij Misioni, ishte faktor që mundësoi veprime dhe vendimmarrje që, së bashku patën si rrjedhojë të tyre shfaqen e pasigurisë juridike dhe politike në poçes. Pavarësisht nga konstatimet dhe vlerësimet e mësipërme, Misioni nuk shprehet direkt për legjitimitet e zgjedhjeve dhe as nuk mban qëndrim për t`i certifikuar, ose jo ato si poçes i zhvilluar, ose jo sipas kërkesave dhe standardeve të gjithë pranuara demokratike. Një gjë e tillë nuk bën pjesë në metodologjinë dhe në objektivat e punës se tij. Gjykime dhe vlerësime të tilla duhet t`i bëjmë ne, në veçanti klasa politike e vendit. Dhe në këtë rast mundësitë për të gjetur alternativa shpjeguese dhe mbështetëse në funksion të interesit politik dhe ndryshe nga sa thuhet në Raportin e Vëzhguesve Ndërkombëtar, për atë që ndodhi me dekretet e Presidentit, janë shumë të kufizuara. Kushtetuta e jonë e ka zgjidhur në mënyrë shteruese problemin e të drejtës për dekretimin e datës së zgjedhjeve, ashtu sikurse, ka mirë të përcaktuara edhe procedurën dhe institucionet që mund të gjykojnë kushtetueshmërinë e mënyrës së përdorimit të kësaj të drejte. Referuar këtyre zgjidhjeve ligjore Misioni i vëzhguesve ka konstatuar shmangien dhe mosrespektimin e tyre. Ato e konsiderojnë dhe vlerësojnë këtë si një ndër faktorët kryesor që kanë ndikuar në shfaqen e një numri jo të vogël problemesh dhe fenomenesh negative në administrimin e procesit zgjedhor. Mosrespektimi i kërkesave të legjislacionit në lidhje me dekretet e Presidentit është një tregues sinjifikant për mënyrën e funksionimit të shtetit ligjor dhe shkak për sjellje dhe veprime në kapërcim të ligjit prej institucioneve që kanë detyrimin për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, si janë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

– Derisa OSBE/ODIHR theksuan se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenca të rrëzojë Dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit A nuk janë tashmë de fakto jo legjitime edhe rezultati i 30 qershorit?

– Vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë veprim në kapërcim të ligjit sjelljen e KQZ ndaj dekretit të Presidentit për anulimin e datës 29 qershor si datë për zgjedhjet lokale. Ato nuk e gjejnë të përputhur me ligjin, pjesë të fushës së veprimit dhe të çështjeve për gjykimit nga Kolegji Zgjedhor, të dekreteve të Presidentit. Vlerësime të tilla janë argumente në favor të gjykimit se procesi zgjedhor i 30 qershorit u zhvillua si një proces i sforcuar, si një proces në të cilin presioni dhe interesi politik i mazhorancës për ta kryer, pavarësisht nga situata politike dhe duke u shmangur e anashkaluar edhe kërkesat e ligjit, ishte i dukshëm dhe mbizotërues.

Vëzhguesit theksojnë se presioni politik dhe sjellja e institucioneve që kanë detyra për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, në shumë raste në funksion të interesit politik dhe si pasojë e presionit te ushtuar mbi to, ishte një fenomen i dukshëm. Analizës së këtij fenomeni i është kushtuar vëmendje e veçantë në Raport. Raporti është një dokument që përmban informacion dhe analiza që tregojnë më mirë, më shumë dhe në mënyrë më të plotë dhe më domethënëse se në çdo raport tjetër të këtyre vëzhguesve, problemin e madh nga i cili vuajnë zgjedhjet në vendin tonë – interferimin me të gjitha mundësitë dhe instrumentet të partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, në intimidimin e zgjedhësve dhe përdorimin e aseteve publike.

– OSBE/ODIHR thekson se KQZ Ka marrë vendime politike jo në zbatim të Kodit ZGJEDHOR a nuk e bën nul gjithë procesin zgjedhor të 30 qershorit?

– Në raport të OSBE/ODIHR-it theksohet se “Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u zhvilluan pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit …. Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike”. Nëse i referohemi dokumenteve të ndryshëm ndërkombëtar që trajtojnë probleme të të drejtave të njeriut si është për shembull, Dokumenti i Kopenhagës, Karta e të drejtave politike të njeriut, Parimet e trashëgimisë zgjedhore evropiane, Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore të Komisionit të Venecias, por edhe Kushtetutës tonë, në një shoqëri demokratike zgjedhjet janë procesi nëpërmjet të cilit populli ushtron të drejtën e tij si Sovran. Zgjedhjet për organet përfaqësuese qendrore dhe lokale nuk janë për partitë. Partitë i thërret populli të bëjnë garë, duke i treguar atij se cilat janë alternativat dhe programet qeverisëse të tyre. Ndryshe, zgjedhjet humbasin thelbin e tyre. Ato kthehen në një poçes pa përmbajtje. Kështu arsyetonte edhe kryetari i mazhorancës, kur përpara 30 qershorit i adresohej partive të opozitës që nuk kishin pranuar të hynin në garën elektorale. Nëse zgjedhjet nuk zhvillohen si një proces i tillë, është shumë e vështirë që ato të klasifikohen si një proces normal në një shoqëri demokratike. Është e vështirë që procese zgjedhore që nuk zhvillohen në funksion të interesit të elektoratit, zgjedhje që nuk i krijojnë mundësi dhe alternativë për zgjedhje votuesit, të vlerësohen se kanë respektuar parimet dhe standardet e zgjedhjeve demokratike. Duke iu referuar faktit se në 30 qershor partitë e opozitës nuk morën pjesë në zgjedhje, fakti se gati në gjysmën e bashkive u votua vetëm me një kandidat, Misioni i vëzhguesve ndërkombëtar i vlerësoi këto zgjedhje si një proces që nuk mori shumë në konsideratë interesin e votuesve dhe nuk i dha votuesit mundësi alternative zgjedhje. Ky është një vlerësim që për zgjedhjet në Shqipëri bëhet për herë të parë dhe që në ehte përmban një problem të madh të demokracisë funksionale në vendin tonë. Për mendimin tim ky është problem më i madh që afekton në mënyrë negative zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është një problem që, nëse i referohemi efekti negativ që ka prodhuar në procesin kulturë-formues demokratik në shoqërinë tonë, duhet të konsiderohet dhe të trajtohen si një problem shumë shqetësues. Vendi dhe shoqëria e jonë janë në procesin e vlerësimit dhe në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim ne BE. Zgjedhjet e 30 qershorit dhe vlerësimi i tyre prej Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të OSBE/ODIHR është e vështirë që të pranohen prej vendimmarrësve evropianë si fakte pozitive dhe vlera të shtuara në përpjekjet tona. Dhe për mendimin tim kjo nuk është pasojë e fenomeneve që vëzhguesit ndërkombëtar evidentuan në procesin e monitorimit të zgjedhjeve, fenomene që nuk se kanë munguar të shfaqeshin edhe në zgjedhje të mëparshme. Problem është devijimi i ndjeshëm i zgjedhjeve nga karakteri dhe objektivat që ato duhet të realizonin, i shkaktuar nga fakti se zgjedhjet e 30 qershorit më shumë se sa për popullin, u bënë për partitë. Këtë prodhoi sjellja e partive politike, e partive të mazhorancës që këmbëngulën t`i zhvillonin zgjedhjet dhe e partive të opozitës që nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhje. Natyrisht, secila prej tyre mund dhe ka sjell argumentet e veta për këtë veprim politik. Secila prej tyre edhe në këtë raport do të gjejë, ose interpretojë argumente në favor të sjelljes dhe vendimit të tyre politik. Ai që mbetet pa marrë çfarë pret dhe çfarë dëshiron nga sistemi demokratik për të cilin është dakortësuar, duke e miratuar me referendum Kushtetutën e vendit është qytetari, votuesi, është populli shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...