Analiza/ Të gjithë gënjeshtrat e Arta Markut për të justifikuar favorizimin e “Rilindjes”

Premte, 06 September 2019 22:48

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, u përgënjeshtrua në mënyrën më të turpshme nga “rilindasi” tjetër, Laert Duraj i Posta Shqiptare, për rastin “Kajmaku”.

Paraditen e së Mërkurës, Prokuroria e Përgjithshme informoi se kryetari i caktuar nga Edi Rama për bashkinë e Vorës, “nuk ka dhënë ende gjurmët e gishtave (në kuadër të verifikime, në zbatim të ligjit të Dekriminalizimit), pasi Posta Shqiptare ka ngatërruar adresë dhe nuk i ka dërguar kërkesën për shenjat daktoskopike”.

Pak orë më pas, Posta Shqiptare informoi se kërkesa e Prokurorisë i është dorëzuar Kajmakut në 28 Gusht, pra 5 ditë para se Marku të publikontë gënjeshtrën e saj në njoftim publik.

Gënjeshtra e Arta Markut nuk është aspak naive. Ajo është një formë për të mbrojtur in-extremis Kajmakun e Vorës.

Ligji për Dekriminalizimin parashikon se subjektet që u kërkohej gjurmët e gishtave, duhet t’i japin ato para Policisë Shkencore brenda 5 ditëve. Në të kundërt, humbasin funksionin.

Të Mërkurën mbyllej afati 5-ditor dhe Agim Kajmaku nuk i kishte dorëzuar gjurmët e gishtave dhe ai, automatikisht duhet të largohej nga detyra që mori në votimet mono-partiake të 30 Qershorit.

Por ai nuk u largua nga detyra, pasi Arta Marku sajoi gënjeshtrën me mos-dorëzimin e kërkesës për shkak të “gabimit” të Posta Shqiptare, “lapsus” që nuk rezultoi aspak i tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Arta Marku gënjen për të justifikuar favorizimet e saj ndaj zyrtarëve të lartë të “Rilindjes” që gjeti nën hetim në momentin kur mori detyrën, në Dhjetor 2017.

Financieri i Habilajve
Një muaj pasi kishte hyrë në zyrë, Arta Marku nënshkroi “lejen” për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitaj, i njohur si “financieri i Habilajve” dhe që, mesa duket, kishte vendosur të shndërrohej në të “penduar” e të tregonte lidhjet e politikës së lartë me narkotrafikantët.

“Leja” e Arta Markut u konfirmua në mënyrë të menjëhershme nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pa u verifikuar paraprakisht se Seitaj gjendej i arrestuar për llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda në Shëipëri.

Për këtë rast, Arta Marku, në një intervistë dhënë për “Real Story” të Sokol Ballës në “Vizion Plus”, në 15 mars 2018, u shpreh: “Kërkesa për ekstradimin e Nazer Seitajt është bërë përpara se unë të isha në këtë pozicion ku jam aktualisht dhe konkretisht që në tetor të vitit 2017. Më datë 20 tetor është bërë arrestimi i këtij shtetasi për llogari të prokurorisë së Katanias. Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e datës 18 dhjetor 2017 ka vendosur lejimin e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj”.

Por, e gjithë kjo deklaratë rezultoi e gënjeshtërt, pikërisht nga një hetim penal për rastin, i zhvilluar në Prokurorinë e Durrësit nga mikeshat e saj, Donika Prela dhe Ornela Rrumbullaku.

Në vendimin e pushimit të hetimeve, në Maj 2018, prokuroret Prela dhe Rrumbullaku, konstatojnë ndër të tjera:
“Është e vërtetë se në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për miratimin e ekstradimit është arsyetuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore…, por Ministri i Drejtësisë nuk duhej të mjaftohej vetëm me këtë vendim gjykate, por të kryente verifikimet më të thelluara”.

Pra, dyshja Prela-Rrumbullaku gjeti përgjegjësi te Etilda Gjonaj, të cilat ishin të njëjtë me ato të Arta Markut, por që mikeshat e saj nuk e përmendin në vendim pushimi.

“184, dosje voluminoze”
Arta Marku gënjeu kur, në një intervistë në “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, në maj 2019, deklaroi se dosja “184” është voluminoze, ka qenë e patrajtuar dhe ka shumë CD me përgjime të pazbardhura

Në fakt, siç rezultoi më pas, dosja “184” nuk ishte aq voluminoze sa e paraqiti Arta Marku në justifikimin e saj pëe zvarritjeb e hetimit, ku zyrtarë të lartë të “Rilindjes” bëni pazarë për blerje dhe tjetërsim votash.

Vetëm dy muaj pas kësaj interviste, prokurori i çështjes (jo dy prokurorë siç deklaroi Arta Marku), Klodian Braho, konkretisht në 15 Korrik 2019, vendosi në fshehtësi të plotë që dosjen “184” ta kalonte për kompetencë nga Krimet e Rënda tek prokuroria periferike e Dibrës.

Ky vendim i prokurorit Braho përgënjeshtroi, më së pari deklarimet e Kryeprokurores së Përkohshme se dosja është voluminoze dhe ka shumë CD përgjimesh të pazbardhura.

E vërtetë rezultoi tërësisht tjetër. Vetëm një prokuror arriti të zbardhtë “cd voluminoze të përgjimeve” dhe, pasi t’i analizonte thellësisht, të arrinte në konkluzionin se hetimi nuk ishte kompetencë e Krimeve të Rënda.

Transferimi në Dibër
Media zbuloi “sekretin” e Arta Markut për transferimin e dosjes “184” në Dibër. Pas publikimit të lajmit, Kryeprokurorja e Përkohshme dha një sqarim të gjatë publik, në thelbin e të cilit ishin të pavërtetat.

Marku sqaroi se “vendimi për transferimin e dosjes 184 drejt Dibrës ishte vendim i prokurorit të çështjes, i cili është i pavarur sipas ligjit.

Arta Marku mbushi opinionin publik me të pavërteta, kur u rrek të justifikonte pozicionin e saj në vendimin që kishte marrë ajo personalisht për kalimin e dosjes për kompetencë në Dibër.

Marku deklaroi se ajo ishte e detyruar të vendoste për kalimin e dosjes në prokurorinë periferike, pasi “kështu e kishte vendosur prokurori i çëahtjes”.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe. Arta Marku u investua në trajtimin e rastit, pasi Prokuroria e Dibrës shpalli moskompetencën për dosjen “184” dhe ia dërgoi Prokurorisë së Përgjithshme për interpretim.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e mori rastin në dorë. Por ajo, pa kryer asnjë veprim dhe analizë të dosjes, vendosi t’i bindjen “vullnetit të prokurorit të çështjes” dhe ta përcillte dosjen në Dibër.

Në këtë mënyrë, “peshqit e mëdhenj” të asaj dosjeje, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri e një aradhë zyrtarësh të lartë e të mesëm të “Rilindjes”, përfshirë drejtues pilicorë, i “shpëtojnë” vijimit të hetimeve nga SPAK-u./ Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...