Presidenti me ligjin, komisioni me Maliqin

Hënë, 09 September 2019 09:31

Siç është bërë e ditur sot, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta do të jetë i pranishëm në orën 09.59 minuta në kryesinë e Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.  

Ngritja e këtij Komisioni dhe veprimtartia e tij duken aq qesharake, sidomos kur tashmë është bërë publik edhe raporti i OSBE/ODHIR, mbi të ashtuquajturat zgjedhje të 30 qershorit. Presidneti i Republikës do të “hetohet” nga ky komision për dekretet dhe veprimet e tij që janë tërësisht ligjore dhe të mbështetura në ligj dhe në Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa Komisinoi do të veprojë  sipas porosive, inateve dhe tekave të kryeministrit, për të vënë në vend “autoritetin” e tij qesharak.

Çdekretimi i 30 qershorit si ditë zgjedhjeje, ishte kopetencë e Presidentit dhe e mbështetur tërësisht në ligj, sepse kreu i shtetit nuk mund të lejonte e legjitimonte një palë zgjedhje moniste, ku Partia që kishte pushtetin të garonte e vetme. Dekretimi i 13 tetorit është po i ligjshëm, pasi është e drejtë kushtetuese e Presidentit, një veprim që nuk u mbështet nga qeveria e as u botua në “Fletoren Zyrtare”, për të cilën pati vërejtje thelbësore edhe OSBE/ODIHR. Atëherë ku qëndron shkelja e Presidentit? Po Komusioni Hetimor mbi çfarë ligji e mbështet kërkesën dhe gjykimin e tij? Në ligjin e “Maliqit”, ligjin e narkoshtetit që rërkon të uzurpojë të gjitha pushtetet e që të qeverisë pa fre për të ngopur orekset e tij dhe të atyre që e mbështesin, oligarkëve, krimit apo edhe rilindasve që gëzojnë e ushtrojnë pushtetin e vjedhur.

Eshtë e turpshme dhe qesharake një veprimtari e tillë, aq më keq një qëndrim për të shkakruar Presidentin e Republikës, për një vendim që koha, shqiptarët dhe OSBE/ODHIR i dha të drejtë. /55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...