Gazetari nxjerr dokumentet për kryebashkiakun e Ramës: Nuk e mbaruar gjimnazin!

Tuesday, 10 September 2019 09:02

Nuk kanë mbaruar akoma gjynahet e kandidatëve të rilindjes në të gjithë Shqipërinë.

Gazetari Telnis Skuqi sfidon kryebashkiakun e Rilindjes në Gjirokastër lidhur me kohën se kur ka mbaruar gjimnazin, ose shkollën e mesme.

Skuqi shkruan në rrjet se Golemi në CV e depozituar në Kuvend kur ishte deputet thotë se ka mbaruar gjimnazin e Fierit në 1996, ndërsa studimet i ka nisur në 1992.

Ndërsa në formularin e dekriminalizimit ai jep një tjetër version, që studimet e shkollës së mesme i ka nisur në 1990 dhe i ka përfunduar në 1994.

“Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar të kalurën e tij.

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Loja fillon”, shkruan gazetari Skuqi në rrjetet sociale.

Postimi nga i plotë nga Telnis Skuqi:

SKANDAL/ FLAMUR GOLEM «HARRON» VITET E GJIMNAZIT

Një njeri që nuk di të saktësoj vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtoj bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak një falsifikator.

Ky quhet Flamur Golemi.

Mjafton pak vëmendje të dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Deri këtu bukuri.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinion gjirokastritë, si dhe ka bërë deklarim të remë, sepse duhet të përgënjeshtroj CV që është publikuar në Kuvendin e Shqiperisë.

Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar të kalurën e tij.

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Loja fillon.

ImageImageImage

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...