Vendimi për Tahirin, Spaho: Nuk do të habitesha sikur ta nxirrnin të larë

Tuesday, 10 September 2019 19:21

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se kjo është një nga çështjet e qarta që të lidhjeve të krimit të organizuar me pushtetin.

Spaho tha se pa paragjykuar vendimin, nuk do habitej nëse Tahirin do ta nxirrnin të larë nga kjo histori.

Gazetari: Çfarë do të tregojë kjo çështja e Tahirit? Është shtyrë edhe data e vendimit në 19 shtator. Është një kauzë e madhe që opozita e ka udhëhequr.

Spaho: Kjo është nga çështjet më pozitive dhe të qarta të lidhjeve të krimit të organizuar me pushtetin. Ne kemi investuar shumë në këtë çështje. Pastaj rasti i Tahirit u shoqërua me atë të një tjetër ministri tjetër të brendshëm. Pastaj një mori kandidatë të ndryshëm të pushtetit qendror, vendor, të cilët kanë dalë me lidhje kriminale. Është një dukuri tipike e kësaj mazhorance e cila ka ardhur në pushtet me krimin dhe po mbahet në pushtet nëpërmjet levave të krimit, duke i shërbyer njëra-tjetrës. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxjerrë të pafajshëm. Nuk mund ta paragjykoj vendimin, por nuk do të habitesha, sikur ta nxjerrin të larë nga e gjithë kjo histori.

“Ne do bëjmë publike shumë shpejt një platformë, e cila do të prezantojë hapat që duhen ndërmarrë për të kapërcyer krizën politike”, kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Spaho tha se protestat e opozitës do të vijojnë si pjesë e pandashme e aksionit të saj. Nga ana tjetër ish-deputeti demokrat ka konfirmuar se deri në dhënien e vendimit nga BE, nuk do të ketë protesta kombëtare nga ana e opozitës.

“Ne protestat nuk i kemi ndërprerë. Protestat do të jenë një veprim i pandalshëm i aksionit tonë politik. Do të ketë në javët dhe muajt e ardhshëm. Për momentin kemi deklaruar që për hir të diskutimit të mundësisë së hapjes së negociatave me BE, nuk do të ketë një protestë kombëtare. Kjo për të shprehur një gjest vullneti të mirë. Në radhë të parë për të gjetur zgjidhje për krizën e plotë politike, kushtetuese, institucionale, ligjore që ka përfshirë vendin, por edhe për t’i shërbyer procesit të negociatave. Ne do bëjmë publike shumë shpejt një platformë, e cila do të prezantojë hapat që duhen ndërmarrë për të kapërcyer krizën politike. Por më e rëndësishme se kjo, për të mos u përsëritur në të ardhmen, që një njeri i vetëm ta kaparojë të gjithë pushtetin dhe të sillet si diktator. Kjo platformë është një shenjë e vullnetit të mirë që ti shërbejë një klime më pozitive brenda vendit në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në dhënien e mundësisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Spaho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...