Bardhi: I dimë veprat që ka kryer Babani, po verifikojmë edhe socialistë të tjerë

Tuesday, 10 September 2019 19:53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qëndrimi i Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili refuzon akuzat e PD, po vepron njëlloj si me kandidatët e tjerë socialistë të akuzuar nga opozita.

“Mund të garantoj opinionin publik se është e vërtetë që ndoshta nuk ka asnjë gjobë në jetën e tij. Akuza jonë nuk ka të bëjë me bizneset e tij, por me probleme të rënda në të kaluarën e tij me ligjin penal, të paktën në dy shtete, në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. Në ditët në vijim do të bëjmë transparencë të plotë edhe për këtë rast”, tha Bardhi, i ftuar në edicionin informativ të orës 13:00 në A2. “Me të njëjtën bindje kanë folur edhe Valdrin Pjetri, apo Agim Kajmaku i Vorës, por kjo nuk ka interes për opinionin publik. Ajo që ka interes është zbatimi korrekt i ligjit, detyrë që deri në këto momente po e kryen opozita dhe PD”, shtoi ai.

Deri tani, PD ka denoncuar 3 emra nga radhët e kandidatëve socialistë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore. Bardhi thotë se ka edhe të tjerë, por ishte e pamundur që këto evidentime të kryheshin para 30 qershorit. “PD nuk është as Prokurori as Polici, kjo nënkupton një kohë më të gjatë të nevojshme për të vërtetuar rastet konkrete, që kërkojnë një proces të gjatë dhe të lodhshëm. Në momentin kur kemi vërtetuar që një kandidat apo funksionar është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, i bëjmë publike. Informacionet nuk i kemi siguruar nga kanale ilegjitime. Ne kemi pranuar që informacionet i kemi marrë në rrugë jo zyrtare, por nga burime zyrtare. Pasi në rrugë zyrtare i merr vetëm Kryeministri, siç edhe i ka marrë, por nuk ka bërë asgjë”, u shpreh Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, tha se Babani nuk është i fundit, por emrat e tjerë po verifikohen. “Detyra jonë është që t’i shërbejmë interesit publik. Kemi mbledhur informacione dhe vazhdojmë të mbledhim informacione për kandidatët e tjerë të PS. Ka disa indicie të forta për disa kandidatë të tjerë, jemi në pritje të mbledhjes se dokumentacionit që e bëjnë këtë informacion të pakundërshtueshëm. Do të bëhet publike, ne e dimë, por do ta bëjmë në ditët në vijim. Presim që Prokuroria të nisë procesin e verifikimit dhe menjëherë më pas bashkëpunojmë me Prokurorinë për të dhënat që disponojmë, pasi kemi bërë publik informacionin. Pasi opozita nuk ka besimin e plotë te Prokuroria, sepse rolin që po luan opozita duhet ta bënte Prokuroria”.

Sipas tij, këto veprime që po kryen PD, mund t’i kishte bërë edhe Partia Socialiste. “Ka qenë një kandidim me ndërgjegje të plotë, edhe pse ia ndalon ligji. Sipas ligjit, një kryetar partie ka të drejtën t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin. Prandaj nuk është problemi i ligjit, por i individit”, tha Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...