Rama në samitin e Pragës, shkon me atlete të bardha dhe del me këpuce të kuqe

E Enjte, 12 September 2019 16:15

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e vendeve të Vishegradit në Pragë për të përfaqësuar Shqipërinë në takim së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, Rama sërish ka zgjedhur që të veshë atlete të bardha ndryshe nga sa jemi mësuar në takime të liderave të vendeve të cilët zgjedhin veshjet klasike.

Nuk është hera e parë që Kryeministri zgjedh të veshë atletet e bardha pasi edhe në takime të tjera të niveleve të larta zgjedh të veshë atlete në vend të këpucëve duke i kombinuar me kostumin zyrtar.

Edi Rama shkoi në samitin  e Pragës me atlete të bardha dhe del me këpuce të kuqe. Në fakt vetëm atletet i kanë mbetur për faktin se ai kudo që shkon në ato pak vende tashmë sepse është thuajse i izoluar, mashtron lart e poshtë për integrimin kur e di shumë mirë në vendin tonë është rekord krimi e korrupsioni, dy kritere të cilat janë të pakapërcyeshme për kancelaritë perëndimore

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2019 16:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...