Platforma antikrim e Lulzim Bashës

E Enjte, 12 September 2019 16:37

Askush më shumë se Lulzim Basha në politikë nuk ka qenë i qartë në luftën ndaj së keqes, shfarosjen e saj, luftën ndaj krimit korrupsionin dhe denoncimin e kapjes së ekonomisë së shqiptarëve nga disa oligarkë përmes mekanizmave të pandershme të ndihmuar nga pushteti.

Po ndodh që gjatë viteve të Rilindjes dhe konkretisht sot përmes një akti të pastër nga deputetet kukulla në parlament është finalizuar vjedhja më e madhe në tre dekada. Rilindja ka qenë e qartë dhe është thelluar rrugës me idenë e grabitjes së shqiptarëve.
Lulzim Basha, kryetari i PD, ka qenë shumë i qartë në aksionin e tij politikë, antikrim. E ka bërë çdo ditë këtë luftë ndaj krimit të organizuar si dhe oligarkisë sikurse sot i cili nga foltorja e selisë blu e quajti koncesionin e rrugës Milot-Balldren por edhe atë të rrugës Orikum-Dukat si megaafera. Basha tha se vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla.
“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Sot po ju vështrojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Basha e ka marrë këtë angazhim jo njëherë, por disa herë për çdo aferë të qeverisjes së Rilindjes dhënë në infrastrukturë si një tjetër investim si rruga e Arberit, dhe shërbime ku paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. Në këto afera janë përfshirë biznesmenë afër mazhorancës, familjarë të kryeministrit dhe të ministrave gjë që flet qartë se ku do të shkojnë paratë që shqiptarët do të paguajnë çdo vit nga xhepat e tyre.

Lideri i Opozites paralajmeroi dhe bankave e nivelit te dyte te kene kujdes ne finacime te vjedhjeve te tilla se me pas do jene objekt hetimi.

Mbi 2.500 janë koncesionet dhe tenderët publikë që janë dhënë në këto 6 vite që qeveris Rilindja dhe kryeministri Rama. Të shumta janë denoncimet se këto koncesione dhe tenderë, të shumtat e tyre janë me kërkesë të pakërkuar nga qeveria, janë dhënë me prokurime të drejtpërdrejta, pra procedurë transparente të tenderimit, dhe denoncimet e bëra publike nga opozita, nga biznese bëjnë me dije se shumicat e tenderëve dhe koncesioneve i përfitojnë një grusht shumë i kufizuar biznesmenësh, të cilët janë të lidhur me qeveritarët. Rasti më i fundit që denoncohet nga PD-ja është baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, Armand Frangu, rezulton një nga përfituesit më të mëdhenj, së bashku me Ilir Beqajn të miliona eurove fonde publike me anë tenderësh, koncesionesh e kontratash PPP (Partneritet Publik Privat). Oligarkët-klientë të Ramës në këto 6 vite i kemi parë si përfitues të miliona eurove nga fondet publike, me anë të kontratave publike (tender, koncesione, PPP, ankande, qira, etj). Nga një hetim i kryer nga BIRN, publiku u njoh me faktin sesi gjatë qeverisjes së Ramës, përdorimi i kontratave të klasifikuara kish pësuar një rritje eksponenciale në raport me mesataren e numrit të këtyre kontratave. Sigurisht, në këtë tortë me emër ndryshe, nuk mund të mos kishin pjesën e tyre Ilir Beqaj, Armand Frangu dhe Alban Eftimi, klientët e rilindur të Ramës.
Lulzim Basha është zotuar se do të iu dal përballë këtyre zhvatësve të buxhetit të shtetit. Ka deklaruar së do ta bëjë këtë gjë në rrugë të ligjshme, përmes një platforme të qartë antikorrupsion për të kthyer çdo qindarkë të grabitur shqiptarëve. Ndaj përmes një platforme shumë të qartë të cilat ai e ka të kopsitur do të mund që qytetarëve shqiptarë realisht të iu kthejë çdo qindarkë të marr dhunshëm si sot, përmes koncesioneve.

Modifikuar më Premte, 13 September 2019 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...