Luçiano Boçi: "Reichstag 2019"

Premte, 13 September 2019 13:46

Nga Luçiano Boçi

Për të shpejtuar ngjitjen e tij në majën e pushtetit, katër javë pasi ishte emëruar Kancelar i Gjermanisë, Hitleri natën e 27 shkurtit 1933, duke gdhirë 28-ta, vuri në zbatim një nga skenarët më të famshëm të historisë.

I vuri zjarrin godinës së Parlamentit (Reichstag) dhe akuzoi kundërsharët e tij politikë si zjarrëvënës, për të realizuar planin e tij diabolik për të sunduar pa rivalë.

Djegia e Parlamentit detyroi Presidentin Hindenburg të nxirrte një dekret që i jepte Hitlerit të gjithë fuqinë “për të mbrojtur popullin dhe shtetin”. Kjo i dha fund lirive e të drejtave themelore dhe i atribuoi policisë pushtet të jashtëzakonshëm. 4000 opozitarë u arrestuan nga SA-të dhe u burgosën ose internuan.

Çdo gjë ndodhi vetëm disa ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet politike të 5 Marsit, në të cilat nacional-socialistët përmes dhunës e terrorit, morën shumicën e vendeve.

Ditë më pas, 23 Mars, Parlamenti miratoi dekretin qe e pajiste Hitlerin me pushtet legjislativ ekskluziv, duke i shtruar rrugën drejt shpalljes Fyhrer. Plani funksionoi.

Gjithcka u zhvillua me shpejtësi marramendëse dhe e gjitha buroi nga një zjarr i vënë me qëllim dhe për të cilin askush nuk pati më kohë të gjente, se kush e vuri vërtet.

Që prej asaj date, skenari i përdorur nga Hitleri ka hyrë në histori si rruga dhe formula që ndjek regjimi për të vendosur sundimin e tij dhe për të eleminuar kundërshtarin.

Skenari bazohet në kryerjen e një krimi madhor nga falangat e pushtetit dhe për të cilin organizatorët akuzojnë opozitarët. Ky skenar është zbatuar në dhjetra forma në disa vende që nga Afrika, Azia, Amerika Latine e deri në Europën Lindore dhe i ka shërbyer justifikimit të terrorit politik ndaj rivalëve politikë dhe vendosjes së formave të ndryshme të diktaturave kudo në botë.

E brenda këtij rrugëtimi deklarata e Metës në komision për organizimin e një tjetër “Raishtagu” në Shqipëri nga pushteti dhe sejmenët e tij, nuk duhet të ngjallë as habi dhe as të vihet në dyshim.

Në ndryshim nga “Raishtagët” e tjerë botërorë, ky shqiptari i 2019 do ishte i ngjashëm si dy pika uji me atë gjerman të 1933.

Djegie Parlamenti. Informacioni presidencial nuk mund të dyshohet në këtë pikë, as duke thirrur një seancë dëgjimore diversive, e cila kërkon të errësojë të vërtetën dhe jo ta zbardhë atë si pjesë e parashikuar e vazhdimësisë së skenarit ogurzi dhe as duke u përpjekur për të akuzuar opozitën me skalionet e mediave të blera.

Meta foli qartë për organizatorë pushteti. Për të parë vërtetësinë e tij, jashtë cdo komisioni e hamendësimi, mjafton të bësh një skaner të mënyrës së sjelljes së Ramës dhe të pushtetit të tij. Që prej nisjes së protestave Rama u investua me të gjitha burimet diplomatike, mediatike e financiare, t'i nxinte ato dhe t’i paraqiste si grumbullimi të një grushti njerëzish, ndërkohë që përmasa e tyre ishte biblike dhe marramendëse.

Opozita dhe veçanërisht PD, vizatoheshin nëpërmjet propagandës tipike naziste, si forca politike regresive, agresive, penguese të reformave dhe anti-shtet, megjithëse kauza e tyre ishte krejtësisht e pastër dhe legjitime për të mbrojtur vlerat e parimet e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë. Për ta çuar më tej këtë qëllim, pushteti nuk kurseu as policinë dhe as militantët, duke u përpjekur të ndërtojë skenarë dhune dhe duke u munduar të nxiste protestuesit drejt përdorimit të forcës.

Skemat e goditjeve pa arsye me gaz helmues e lotsjellës, e rrëmbimit e arrestimit të protestuesve, e arrestimit të ish-deputetëve dhe e sulmit ndaj funksionarëve të lartë politikë të Partisë Demokratike, synonin pikërisht provokimin e një përshakllëzimi dhe degradimin e protestës në konflikt civil.

Vetëpërmbajtja e liderit të opozitës dhe deklaratat e tij paralajmëruese shmangën realizimin e skenarëve, kulmi i të cilëve u synua të realizohej në datën 8 Qershor, duke shfrytëzuar faktin se zemërimi qytetar kishte arritur pikën e vlimit e rrezikonte të dilte jashtë kontrollit. Presidenti arriti të ndërhyjë në kohën e duhur, duke shmangur një “Raishtag” të mirëmenduar nga pushteti, pasojat e të cilit do ishin vdekjeprurëse për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Jo vetëm kaq.

Njësoj si në rastin e Hitlerit, Rama i dha kompetenca gati “lufte” policisë dhe intimidoi me të gjitha mënyrat sistemin e drejtësisë për ta nxitur në dhënien e dënimeve për kundërshtarët politikë.

Me parlamentin e kontrolluar bëri ndryshime ligjore të denja për diktaturat dhe kufizoi liritë civile të qytetarëve. Gjithçka ishte në funksion të synimit të tij të shpallur për të nxjerrë jashtë loje ndërkombëtarisht opozitën dhe për të marshuar drejt pushtetit absolut. I gjithë ky skenar, si në rastin e Hitlerit do t’i paraprinte votimeve të 30 qershorit.

Opozita me qëndrimin e saj dhe Presidenti me zhdekretimin e 30 Qershorit, i dogji në dorë Ramës skenarin e djegies së Parlamentit. Por skenarët e Ramës vazhdojnë. Investimi i së keqes është frenetik dhe frenimi i saj mbaron me largimin e Ramës nga pushteti që pjell, drejton e financon skenarë kriminalë. 

Modifikuar më Premte, 13 September 2019 14:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...