Tritan Shehu: Reforma Zgjedhore nuk e zgjidh krizën në vend!

Saturday, 14 September 2019 11:01

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” flet për “dyshimin” e ngritur nga politika, se mes PS-PD ka një marrëveshje të fshehtë për sistemin zgjedhor. Sipas Shehut, kriza politike në vend zgjidhet vetëm përmes reformave të mëdha, duke e s’postuar në plan të dytë ndryshimin e reformës zgjedhore, të shumë kërkuar nga ndërkombëtarët dhe aleatët e opozitës.

Z.Shehu, po flitet për një marrëveshje të fshehtë PS-PD për realizimin e reformës zgjedhore. Sipas jush, nga duhet të fillojë marrëveshja politike për nxjerrjen e vendit nga kriza?

Për një gjë duhet të jeni të sigurtë: nuk ka asnjë marrëveshja, aktualisht. Z. Basha e theksoi dhe dje qartësisht këtë. Janë te gjitha mjegullnaja dashakeqe apo nga injoranca këto. Qëllimi i Partisë Demokratike është të vendosë votën e lirë, si zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi. Pra këtu duhet të fillojë gjithçka, sepse vota e lirë në Shqipëri “ka humbur”, duke u bërë kjo shkak i të gjithë problemeve madhore të vendit, i deformimit të demokracisë, instalimit të autokracisë, varfërisë, mungesës së shpresës etj. Ky padyshim është aksioni i madh politik që PD ka ndërmarrë që nga shkurti i këtij viti, vazhdon dhe është i pa lëkundur. Kushti dhe konditat e Partisë Demokratike për të rivendosur votën e lirë dhe për ta pranuar atë janë të qarta. Në radhë të parë, ato lidhen me krijimin e një ambienti që do pranojë votën e lirë, një qeveri që të jetë e besueshme, pa Ramën kryeministër kjo. Në Shqipëri duhet vendosur kushtetutshmëria. Unë mendoj se ky proces varet nga këto elementë. Nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër. Çështja e Reformës Zgjedhore është një element, i cili mund të ecë përpara pas ndryshimeve të mëdha politike, për t’i hapur rrugë procesit të rivendosjes së votës së lirë. Reforma zgjedhore nuk mund të jetë qellim në vetvete e as një “deus ex machina” që mund të zgjidhë këtë krizë shkatërruese ku e ka futur vendin kjo Rilindje. Të semplifikosh çështjen te Reforma zgjedhore do të thotë ose të mos kuptosh asgjë ose të duash ta përdorësh këtë si “gjethe fiku”, siç kërkon të bëjë Rama. Kjo është e rëndësishme të kuptohet mirë. Dhe PD pikërisht për këtë po lufton, për të çuar të rikthimi i votës së lirë, si themeli e zanafilla e çdo gjeje pozitive.

Parlamenti po punon me ligjin për kodin zgjedhor. Ju shqetëson miratimi i tij pa aprovimin tuaj si opozitë?

Në Shqipëri sot nuk ka parlament legjitim. Parlamenti është i bërë nga “122 pjesëmarrës”, kur sipas kushtetutës duhet të ketë 140 deputetë. Së dyti, 42 nga këta, janë pupacë të “peshkuar” në mënyrë antikushtetuese nga thellësitë e errëta të listave. Pra, kjo gjendje e “parlamentit” e bën atë krejtësisht jo funksional dhe çdo vendim të tij antikushtetues, të paligjshëm. Ky” parlament” është shumë larg asaj që përcakton kushtetuta për Parlamentin Shqiptar.

Z.Shehu, reforma zgjedhore është një prioritet për nisjen e dialogut sipas ndërkombëtarëve. A keni ju një parashikim, sesi mund të arrihet në këtë marrëveshje që synon përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri?

Unë e thashë dhe më lart, e kam theksuar shpesh, së pari duhen marrë vendimet e mëdha politike për rivendosjen e votës së lirë dhe këto janë shumë më tepër të gjera, të thella se reforma zgjedhore. Ne i kemi artikuluar qartësisht këto. Reforma zgjedhore është vetëm një element politik e teknik, por që duhet të paraprihet me vendimet e mëdha politike për të shkuar drejt votës së lirë. Nuk është vetëm reforma zgjedhore ajo që mund të garantojë votën e lirë në Shqipëri. Absolutisht që jo! Janë padyshim ndryshimet e mëdha politike, që do imponohen nga një lëvizje e madhe popullore për rivendosjen e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri. Sepse Shqipëria ka rrëshqitur në autokraci, ka rrëshqitur në antikushtetutshmëri dhe kjo imponon këtë lëvizje. Duhet një lëvizje e madhe popullore që të rivendosë principet e demokracisë dhe kushtetutshmërisë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...