Rama çoi kokën e Tahirit në Gjermani, Veliaj njofton festë ditën që dënohet ish-ministri

Saturday, 14 September 2019 17:47

Saimir Tahiri e ka lakun në fyt pasi pritet të dënohet 8 vjet me dy akuza të rënda atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe bashkëpunimit me grup të strukturuar kriminal. Ky tension është shfaqur nga ish Ministri në daljet e tij të herë pas hershme në të gjitha seancat e zhvilluara deri më tani. Një herë Tahiri tha se nuk do të jetë ai “Kurban” i politikës që e çoi dyerve të gjykatave dhe brenda në burg. Një mesazh i koduar që Tahiri ia dërgonte Ramës pasi termi është i njëjti me librin “Kurban”. Kohë më parë kur dukej se Rama do tia hiqte imunitetin për të lejuar prokurorinë të kërkonte arrestimin e tij, Tahiri thirri mediat për t’i thënë Ramës se nuk e ka të lehtë ta lëshojë drejt burgut. Tahiri i përmendi shprehjen “S’ka bir nëne e as bir kurve që të më pengojë” dhe çuditërisht Tahirit nuk iu hoq mandati. Duket hapur se atij po i soset durimi dhe se nuk do të rrijë gjatë pa kërkuar të drejtat e tij politike, në Partinë Socialiste dhe në jetën e tij të mohuar publike.

Por nga ana tjetër Rama është i etur për të mbajtur pushtetin e inkriminuar që i siguron atij miliona euro. Dhe për “dashurinë” për paranë dhe pushtetin mbi krimin, Rama duket se nuk do të kursejë kokën e Sajmir Tahirit. Dy ditë më parë Rama udhëtoi vetë në Gjermani, shteti që po e shpreh hapur qëndrimin për të ndëshkuar Ramën dhe për fat të keq shqiptarët, në rrugën e çeljes së negociatave. Mësohet se Rama ka ofruar edhe kokën e Tahirit. Data 19 shtator është lënë vendimi ndaj Tahirit dhe ish-ministri do të bëhet kokë turku, që Rama të vazhdojë pushtetin.

Atë ditë është parashikuar edhe një festë e madhe në kryeqytet dhe për këtë ka menduar Erjon Veliaj kundërshtari më i madh i ish-ministrit të Brendshëm në Partinë Socialiste. Pas përcaktimit të datës 19 shtator si dita e vendimit të dënimit të Tahirit, Veliaj nxitoi për të ftuar kryeqytetasit që të mblidhen në Sheshin “Nënë Tereza” dhe të festojnë. “Shënoje në kalendar këtë datë dhe mos bëj plan tjetër! 🗓️ Më 19 shtator, të gjithë te sheshi “Nënë Tereza” për të mos humbur atmosferën fantastike që do të dhurojë Capital T. 🎇 😍🕺💃” lajmëron Veliaj./55news.al

Modifikuar më Saturday, 14 September 2019 21:42
Login to post comments