PD do të publikojë dokumentet që vërtetojnë dy dënimet e kandidatit të Ramës në krye të Bashkisë Vau i Dejës

Saturday, 14 September 2019 21:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha nga Shkodra ku ndodhet në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve se, do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, i cili ka qënë i dënuar dhe dëbuar nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

“Edhe Valdrin Pjetri fillimisht e mohoi por më pas u detyrua të pranonte ajo që garantoj është që PD në momentin që bën denoncim publik ka arritur të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton denoncimin që bën. Nëse ai hesht siç ka heshtur gjatë orëve të pasdites unë do i përgjigjem me dokumentacionin përkatës në ditët në vijim. Nga e hena nëse Babani nuk do të flasë se çfarë i kujton data 4 prill 1994, ne do t’ia bejmë publike shqiptarëve këtë dhe dosjen e plotë që disponojmë për të”, tha Bardhi nga Shkodra.

Bardhi tha më tej se, opozita do të vazhdojë protestat duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama. Ai tha se PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike i kërkoi më datën 10 shtator Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi sipas selisë blu, dyshohet se, ka fshehur arrestime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...