Deri në Amerikë për të takuar Mitsotakis

Diel, 15 September 2019 14:44

Dështimi i Edi Ramës dhe qeverisjes së Rilindjes për marrjen e një datë për negociatat është i sigurt. Kjo tashmë konfirmohet qartë, po të shihet sjellja e kryeministrit të Shqipërisë në takimet që po bën gjoja për lobim dhe është vet ai, që e konfirmon mosmarrjen e negociatave në prononcimin që jep pas takimit pavarësisht dozës së sforcuar para kamerës kur flet me doza optimiste. I ndodhi kjo në Gjermani ku Merkel ishte e qartë në atë çfarë i kërkoi Ramës si dhe Budestagu do të jetë dhe më i qartë në kriteret që do ti ritheksojë Shqipërisë për të plotësuar si detyra shtëpia për të vazhduar avancimin në procesin e integrimit të vendin në familjen e madhe europiane, aty ky është aspirata e shqiptarëve për tu integruar. 

U bë e disata herë që na refuzohen negociatat, Rama deklaron se i morëm e për çudi sërish pas çdo mashtrimi që tashmë e kupton çdo qytetar shqiptarë sërish nis turin e takimeve duke u lutur që Shqipërisë ti jepet data, por që ne fakt nuk ka plotësuar detyrat e shtëpisë.
Janë disa vende të vendosura që të mos i hapin negociatat me Shqipërinë jo për kapriço, por se presin nga qeveria shqiptare të plotësojë veç kërkesat të cilat i janë parashtruar, të luftojnë krimin dhe korrupsionin galopant si dy fenomene të cilat nuk pranohen në Shqipëri.
Në listë të vendeve të pabindura deri më tani kanë qenë Gjermania, Franca dhe Holanda, por edhe Greqia tashmë nuk do të tolerojë aspak arrogancën e qeverisë së Edi Ramës në mosplotësimin e kushteve të parashtruara për integrim ku një prej tyre është dhe respektimi i te drejtave të njeriut e veçanërisht të minoriteteve. Mediat greke zbulojnë axhenden e kryeministrit grek gjatë vizitës se tij ne SHBA nga 22-27 shtator, ku sipas tyre kryeministri te këtë një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë. Janë po këta media të cilat kanë konfirmuar faktin që kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia nuk do ti jap Ok, Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Braktisja që Ramës i është bërë nga kancelaritë ndërkombëtare është mëse e qartë për faktin se kreut të organizatës Rilindje i duhet të shfrytëzojë takimin në OKB për të takuar homologun fqinj që e ka 1 orë me avionë nga Tirana. Edi Ramën nuk e pret kush në Athinë, nga kryeministri grek i është bërë e qartë Jo, për Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes së tij dhe mosplotësimit të kritereve. Pra përmes këtyre pseudotakimeve për një shtrëngim duash korridoresh Edi Rama nuk po bën gjë tjetër veçse kërkon të iu hedh hi syve shqiptarëve që unë po përpiqem por nuk faji im. Madje ka shkuar deri aty sa ka fajësuar dhe kërcënuar dhe BE për moshapjen e negociatave sikur fajin ia paskan të tjerë duke mos pranuar dështimin dhe ambalazhimin e faktit që nuk do të ketë datë për negociatat, por dhe nëse do të jetë me kushtëzim, sërish kjo nuk mund të quhet hapje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...