Presidenti në Pezë: Të lemë interesat afatshkurtëra dhe të bashkohemi për Kombin

Hënë, 16 September 2019 11:32

Nga Peza ku sot u festua 77 vjetori i Konferencës së Pezës, Ilir Meta dha një mesazh të fortë përbashkimi. Pas foli në takimin e organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, Presidenti i pyetur nga gazetarët tha se duhet një bashkim për negociatat me BE. Ai tha se duhet që BE ti thotë “PO” hapjes së negociatave. E gjithë klasa politike, theksoi Presidenti, duhet të jetë e unifikuar në raport me negociatat, pra të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Po kështu Presidenti shtoi se antogonizmi politik ka vonuar këtë proces jetik për shqiptarët.

Në ceremoninë e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta foli për rolin e konferencës së Pezës, por si me tangente kritikoi procesin zgjedhor të 30 qershorit, kur vuri theksin tek pluralizmi i Konferencës së Pezës ku morën pjesë pa bindje politike, fetare, e ideje.

Presidenti tha se nën shembullin e Pezës, edhe politika aktuale shqiptare duhet të bashkëpunojë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, tashmë që është në pritje të vendimit të rëndësishëm për hapjen ose jo të negociatave për tu anëtarësuar në bashkimin Evropian.

“Vimë të përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse Pezë për shqiptarët do të thotë bashkim, qëndrim dhe besa-besë me parullën historike që lindi këtu dhe që nuk mund të mbetet vetëm histori, por që është edhe një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen për interesin kombëtar, pa dallim feje, ideje. Peza u dogj, u masakrua si asnjë krahinë tjetër, por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së patriotit të paharruar Myslym Peza. Në një kohë të errët të pushtimit ishte Konferenca e parë pluraliste në vendin tonë e cila dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit dhe të ngritjes mbi interesat parciale për interesin kombëtar. Një ngjarje madhore që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë, në respekt të ruajtjes së atyre vlerave e trashëgimie për ta investuar për edukimin patriotik të fëmijëve tanë. Ta kuptojnë të gjithë se sa ka arritur Shqipëria e ka përmes sakrificave sublime të paraardhëse tanë.

Peza nuk është vetëm histori, por është amaneti i gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për të realizuar vendimin madhor të konferencës së Pezës. Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Shqipërisë është koha për të mos e vonuar më këtë proces për shkak të antagonizmit politik por është koha për të forcuar bashkëpunimin duke lënë interesat afatshkurtra të ngushta në mënyrë që e ardhmja evropiane e Shqipërisë të jetë sa më pranë“, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...