Foreign Policy: Shqipëria në humnerën e megallomanisë së Ramës

Hënë, 16 September 2019 20:07

Ndërsa qeveria shqiptare po dridhet, prej afrimit të datës për çështjen e integrimit në BE, qeveria e Edi Ramës dhe anëtarët e parlamentit po godasin pavarësinë e institucioneve, aspiratat kombëtare për demokraci është goditur dhe nuk ka transparencë qeveritare, kërcënojnë gazetarët dhe vazhdimisht krijojnë shqetësime me kreun e shtetit. Për më tepër qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka ndërmarrë disa iniciativa duke dhunuar principet demokratike dhe mbi të gjitha, duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm kundër komunitetit të medias në vend.

Këto dy vitet e fundit Edi Rama ka orkestruar një fushatë të sofistikuar kundër Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta, i cili kohët e fundit ka demonstruar që është i vemi gardian i kushtetutshmërisë së vendit.

Në fillim të gushtit Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij, z. Meta, ka shprehur një shqetësim të thellë për masat e marra nga Edi Rama dhe qeveria e tij të cilat dhunonin lirinë e shtypit dhe të drejtat themeltare të një shoqërie demokratike.

Kreu i shtetit u shpreh se “ligji kundër shpifjes i ndërmarrë nga qeveria, thjesht po e dërgon Shqipërinë në ditët e errëta të komunizmit, po e kthen 30 vjet mbrapa”.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka theksuar rolin kyç që ka qeveria dhe parlamenti, të cilët duhet të marrin parasysh që gjitha sugjerimet e lëna nga komuniteti i gazetarëve dhe trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur.

Në një kohë kur shoqëria shqiptare po përpiqet të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet e politikës me krimin, ose politikanë të lidhur me krimin, figura të tilla janë ngritur në nivele me të larta të ministrive dhe të administratës publike. Presidenti Meta ka shprehur bindjen e tij se një angazhim aktiv i institucioneve dhe i shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, është një indikacion që tregon demokracinë dhe një qeverisje të mirë.

Për më tepër në një konferencë për shtyp, presidenti Ilir Meta theksoi fort se “liria e shprehjes është një e drejtë fondamentale e njeriut, jetike e një shoqërie moderne e demokratike. Media garanton pavarësinë e institucione dhe transparencën e gjithë institucioneve publike”.

Shqipëria në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias ka rënë 7 vende. Dhe kjo sipas të gjitha raportimeve të Reporterëve Botërorë pa Kufi, duke theksuar faktin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë dhe që ekzekutivi shqiptar anashkalon të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe normat evropiane ligjore. Sipas Presidentit të Shqipërisë “autoritet shqiptare nuk po arrijnë dhe as po plotësojnë detyrimet ligjore, si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, refuzojnë të respektojnë instrumentet ndërkombëtare për këtë çështje”. Në të njëjtën linjë edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR theksoi fort faktin se mediat e mëdha në Shqipëri, shërbejnë outlet të platformave të lobimit të pronarëve të tyre dhe sigurisht kjo ve në pikëpyetje pavarësinë e politikave editoriale.

Në deklaratën e tij drejtuar vendit për këtë çështje, Presidenti Ilir Meta ka siguruar të gjithë gazetarët dhe komunitetin e tyre se ai do të mbështesë gjithnjë përpjekjet konstitucionale për të forcuar lirinë e shprehjes dhe për të ngritur në standardet më të larta këtë liri dhe informacionin në media. Presidenti u shpreh se: “Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pamunduar pa një media të lirë e të pavarur”./ Foreign Policy

auto_a16639f6-2319-4475-b4f9-25df35acad131568656440.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...