Spahiu: Edhe me kodin e ri zgjedhor nëse dalin sërish përgjime, nuk do ti njohim zgjedhjet

Tuesday, 17 September 2019 17:15

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu në një intervistë për Ora News konfirmoi se nëse nga qeveria do të ketë një propozim serioz për zgjidhjen e krizës, opozita do të paraqitet me një paketë.

Ndërsa për Spahiun ftesat e bëra deri tani janë thjeshtë për të mbushur portalet, sepse nuk ka një datë konkrete.

Përparim Spahiu: Sa më gjatë ky njeri të rrijë në pushtet opozitës më mirë i bën. Por ne po shkojmë në një greminë financiare që me kalimin e viteve do ta kemi shumë të vështirë të ri ngrihemi. Ftesat e mazhorancës janë për të mbushur portalet dhe asgjë më shumë sesa disa propozime rrugësh.Atyre i takon të caktojnë datën dhe të thonë hajde flasim. Nëse ka një propozim serioz opozita do të shkojë me një paketë.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme, të cilat kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor, Spahiu tha se nëse ato do shoqërohen me përgjime apo edhe vjedhje votash, sërish nuk do të njihen nga opozita.

Përparim Spahiu: Zgjedhjet janë një emergjencë pavarësisht se me ç’kod shkojmë. Nëse do kemi të njëjtat përgjime që dalin nga media ndërkombëtare, përsëri nuk do ti njohim zgjedhjet. Nëse vidhet vota prap mund të ketë precedentë dhe mund të mos njihen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...