Malltezi: Erion, sa çmime do marrësh për këtë foto të vetme

Tuesday, 17 September 2019 20:21

Anëtar i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar në Facebook një foto, që tregon degjenerimin e Tiranës sipas tij nga kryemashtruesi Veliaj.

Përmes fotos, tregohen njerëz në radhë që presin të mbushin bidona me ujë tek një autobot, në krah të tyre ndodhet një gjenerator për furnizimin me energji, dhe mbi kokat e njerëzve ndodhen pallate, ngjitur mes tyre, pa asnjë planifikim.

Postimi nga Jamarbër Malltezit

Degjenerimi i Tiranës me 1 foto të vetme: Ndërtime pa planifikim, pa drita por me gjenerator, pa ujë por me autobot e rradhë njerëzish, pa koridore ajrore (ajrin e sheh veç lart, por jo në koridore që të lejojnë freskun e darkës), pa 2 ngjyra njëlloj edhe tek i njëjti pallat, me stile e ngjyra të ndryshme në 3 kate të të njëjtit pallat, me karburant ngjitur me pallatet e banimit.

Sa çmime mori?

70810079_10157331549148190_6328221328075653120_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...