E BUJSHME/ Meta paralajmëron një nismë të re: Shpallet në 22 nëntor

Tuesday, 17 September 2019 22:04
 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar sot një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor. Në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta dha edhe disa detaje lidhur me këtë nisëm të re. “më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë”, - ka sqaruar Meta.
 
Gazetarja: Çfarë vendimesh pret të marrë Presidenti në rast se në 11 tetor Venecia ju gjenë në shkelje Kushtetuese, në 13 tetor nuk zhvillohen zgjedhje në bazë të dekretit që ju keni nxjerrë dhe në 18 tetor nuk marrim çeljen e negociatave?
Presidenti Meta: Për Presidentin tani ka dy data: është data 18 tetor për arsye, sepse kjo datë është tepër e rëndësishme. Në çdo rast do merret një vendim dhe apelimi im ka qenë, dhe është, që në çdo rast të ketë një “PO”. Në rast se do të jetë një po dhe pa kushte, kjo do të jetë një festë e madhe, por për gjithë rrjedhën e këtyre ngjarjeve të deritanishme, është e qartë që kjo po duket shumë ëndërrimtare sot. 
Dhe në rast se do të jetë një “PO” me kushte, lutja ime për Bashkimin Europian është që të ketë kushte sa më të qarta dhe sa më specifike që përfshijnë të gjithë aktorët në këtë vend. 
Duke filluar dhe nga Presidenti i Republikës, nga Parlamenti, nga qeveria, nga opozita, duke ju referua standardeve të Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të realizojë sa më shpejt, në mënyrë që çdo institucion të vihet para përgjegjësisë në raport me këtë objektiv kombëtar të të gjithë qytetarëve shqiptar, të cilët janë penalizuar padrejtësisht nga ky konflikt, nga ky antagonizëm i paprinciptë politikë.
Gazetarja: Nëse do ketë një “PO” ose një “PO” me kushte specifike siç thoni ju, në fakt a jeni optimist për këtë “PO”?
Presidenti Meta: Ne këtë “PO”-në e kemi pasur edhe vitet e kaluara, nuk është se na ka munguar optimizmi, por realisht nuk kemi patur një datë dhe situata është e vështirë që të themi që është përmirësuar, qoftë edhe në raport më zgjedhjet dhe jo vetëm kaq.
Edhe në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në vend, të respektimit të Kushtetutës dhe të kontrollit dhe të balancave të pushteteve, që është tronditur seriozisht.
 Ne shohim një shtet të propagandës apo një shtet të mazhorancës përballë shtetit të së drejtës, pra jemi gjithmonë në një betejë të shteteve paralele. Unë kam qenë, jam dhe do të jem një gjithmonë një President i shtetit të së drejtës. 
Përsa i takon çështjes së Kushtetutës, duhet t’ju siguroj që për mua tani ka dy data. Data e parë është 18 tetori, pra unë, nuk do të lodhem më që t’u kujtoj partive që dekreti për 13 tetorin është në fuqi, apo që siç thotë qartë Raporti Final i OSBE/ODIHR: “mosbotimi në Fletoren Zyrtare nga ana e qeverisë, i dekretit të 13 tetorit, është i paligjshëm”.
Së dyti, për mua data tjetër përveç 18 tetorit është 22 nëntori, dita kur shqiptarët në vitin 1998 me referendum miratuan Kushtetutën, që natyrisht është sakatuar padrejtësisht që nga viti 2008 e në vazhdimësi. 
Atë Kushtetutë të gjithë shqiptarët e kanë votuar me shpresën dhe besimin se ajo do të mbrojë dhe garantojë të drejtat themelore të tyre. 
Ndaj unë më 22 nëntor do të bëj publike nismën time në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptar dhe kjo do të jetë një nismë mjaft e mirëmenduar dhe e mirorganizuar në mënyrë që të mos tolerojmë më në këtë vend, shkeljen dhe dhunimin sistematik të të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.
Gazetarja: Kjo nismë do jetë si Presidenti i Republikës apo do t’i ktheheni betejës politike?
Presidenti Meta: Kjo është një nismë si President i Republikës, që e ka detyrim të kujdeset për të drejtat themelore të qytetarëve shqiptare, të mos pajtohet me asnjë institucion që i cenon ato. Gjithashtu të mos të pajtohet me gjithë institucionet që e kanë për të detyrë për t’i mbrojtur dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Dhe do të jetë një nismë, ku shumë surpriza të tjera do të shpalosen në kohën e duhur, pasi fokusi im tani është 18 tetori, për momentin nuk është 22 nëntori.
Por pas 18 tetorit fokusi do të jetë 22 nëntori dhe ky do të jetë një aksion i vazhdueshëm që, nuk ka lidhje me partitë dhe forcat politike. Por që do të përfshijë gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut që besojnë në demokraci, në rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend, të institucioneve të pavarura dhe që nuk konformohen dhe nuk pranojnë këtë situatë mjaft kritike në të cilën ndodhen sot të drejtat e njeriut në vendin tonë.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...