Tusk poston foton me Ramën, shqiptarët vërsulen me komente: Shqipërinë e ka zaptuar krimi, kështu nuk futemi dot në BE

E mërkurë, 18 September 2019 09:41

Presidenti në largim i Këshillit të Europës Donald Tusk zhvilloi dje një vizitë në Tiranë, ku pjesën kryesore e zuri takimi me kryeministrin Edi Rama dhe diskutimi për ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në.

Tusk nënvizoi rëndësinë e çeljes së negociatave me vendin tonë, dhe domosdoshmërinë për të vijuar reformat dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pas takimit ai ndau disa foto me Ramën në Facebook, ku shkruante: Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse nuk do të ketë një Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë vendeve të Ballkanit. Ajo që është në diskutim është e ardhmja jonë e përbashkët.

Mirëpo diçka e papritur ka ndodhur në profilin e Facebook-ut të Tusk, i cili ëshë “përmbytur” nga komentet negative për kryeministrin Rama.

Qytetarët shqiptarë e cilësonin Ramën kryeminitrin më të korruptuar në të gjithë botën, ndërsa komentet më pikante ishin ato për mungesën e ujit, tashmë prej disa javësh në Tiranë.

“A erdhi uji pa VK BE-së”, ishte një nga komentet më të shpeshta të bëra nga ndjekësit.

koment1.png

koment2.png

koment3.png

koment4.png

koment5.png

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...