Integrimi, Gjosha: Nëse Shqipëria do marrë ‘Po’ me kushte, jemi sërish në vitin 2016….

E mërkurë, 18 September 2019 14:20

Ish deputetja e LSI Klajda Gjosha ka dalë në një Konferencë për shtyp nga selia e kesja partie.

“Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi”.

Ja deklarata e plotë:

Duke qenë se na ndan vetëm një muaj nga vendimi që Këshilli Europian do duhet të marrë sa i takon çeljes së negociatave të Shqipërisë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që gjithë klasa politike shqiptare dhe në mënyrë të veçantë qeveria të fokusohen në këtë prioritet madhor për vendin.

Shqipëria ka që në nëntor të vitit 2016 që ka marrë rekomandimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim falë votimit me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë të Reformës në Drejtësi. Sot edhe pas tre vitesh, qytetarët tanë vazhdojnë të presin konkretizimin e një procesi që do duhej të kishte filluar prej kohësh.

Loja me negociatat në vitin 2018, ku qytetarëve shqiptarë ju servir një fitore imagjinare duket qartë që e rëndojnë edhe sot pozitën e Shqipërisë për vendimarrjen e tetorit.

Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi.

Asnjë alibi apo situatë e krijuar për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave, nuk zhbën dot faktin se Shqipëria është një vend me probleme të mëdha të njohjes dhe respektit ndaj parimeve demokratike, të mungesës së thellë të maturisë politike, mungesës së pjekurisë për vetëzgjidhur krizat, për të respektuar institucionet dhe mungesës së vullnetit për të realizuar zgjedhje me standarde nëpërmjet një sistemi të drejtë që i jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin.

Nëse Shqipërisë do t”i ofrohet një “Po” me kushte për negociatat, kjo do të thotë se ne jemi sërish aty ku kemi qenë që nga viti 2016. Uroj të mos shohim sërish dekorata dhe delir për të mashtruar shqiptarët.

Qytetarët tanë meritojnë një “Po” pa kushte jo vetëm për shpirtin europian, por sepse është garancia e tyre e vetme që kushdo të jetë në pushtet për t”i drejtuar ata do duhet të qeverisë brenda një kornize strikte ligjore. I bëj thirrje sot instancave më të larta të BE ta shikojnë vendimarrjen për Shqipërinë si një vendim për t”i dhënë shansin Shqipërisë dhe shqiptarëve të bëhen pjesë e një procesi që është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të domosdoshëm për të pasur një shtet të drejtë që lufton krimin, korrupsionin dhe padrejtësitë!

I bëj thirrje të japin sinjalin jeshil që shqiptarëve t”i rikthehet shpresa për të jetuar në vendin e tyre me më shumë mundësi investimi dhe punësimi.Kapitujt janë e vetmja mënyrë për të kontrolluar politikën shqiptare që të mos marrë vendime në kurriz të qytetarëve.

Kapitujt janë i vetmi mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin dhe kulturën qeverisëse që e mundon Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion.

Së fundmi sot Këshilli Kombëtar i Integrimit kërkoi një rezolutë për procesin e Integrimit Europian. I rikujtoj Këshillit se Kuvendi çdo vit ka miratuar rezoluta të cilat nuk i zbatoi kurrë, ndaj bëj thirrje që në vend të rezolutave t”i kërkojë qeverisë nëse po implementohet apo jo strategjia e antarësimit dhe detyrat e lëna në të. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe që nga sot ka filluar dhe numërimin mbrapsht të një vendimi jetik për Shqipërine që do të merret në muajin tetor.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...