Kriza politike zgjidhet vetëm nga zgjedhjet. Sa më shpejt ta bëjmë këtë aq më shpejt hapet rruga për negociata. Sa më shpejt të rivendoset Parlamenti pluralist, aq me shpejt rivendoset dialogu dhe fillojnë reformat. Kështu shkruan në rrjet ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke komentuar 9 kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave. Manjani thekson se nuk ka shumë alternativa, duhet filluar me zgjedhjet.
“Ato janë të parat dhe çelësi i zgjidhjes së çështjeve të tjera”, shkruan Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Me pak fjalë Gjermania na thotë:
Rrugën për të negociuar me BE për anëtarësim e keni të hapur. Jo se e meritoni, por se ska kuptim t’u veçojmë nga të tjerët (Maqedonia, e cila e meriton).
Do të uleni në negociata me BE sapo të na bindni që dini të bëni zgjedhje të lira e demokratike dhe shtet me administradë e drejtësi të pavarur e funksionale.
Këtë thonë ato 9 kushtet.
Nuk ka shumë alternativa.
Duhet filluar me zgjedhjet. Ato janë të parat dhe çelësi i zgjidhjes së çështjeve të tjera.
Kriza politike zgjidhet vetëm nga zgjedhjet. Sa më shpejt ta bëjmë këtë aq më shpejt hapet rruga për negociata.
Sa më shpejt të rivendoset Parlamenti pluralist, aq me shpejt rivendoset dialogu dhe fillojnë reformat.
Reforma që diskutohen e miratohen nëpër hotele nuk ka!
Ja kaq thotë Gjermania.