Presidenti Thaçi në SHBA, në pritjen e Presidentit Trump

E Enjte, 19 September 2019 14:57

Nga Beqir SINA - New York

UN NEW YORK : Presidenti Thaçi deri tani do te jete i vetmi zyrtar i lart nga Kosova, qe do te jete i pranishem ne Nju Jork, ku javen tjeter nise punen Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.

-Simbas "tradites" se Shtepise se Bardhe, ne rolin e mikepritesit SHBA, organizojne nje pritje, me lider nga mbar bota, pjesemarres keta ne Asamblen e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara,

Pritja e Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, ne shenje respekti per secilin nga delegacionet qe ndodhen ne Nju Jork, kulmon me fotografine e Presidentit dhe Zonjes se Pare.

Ku edhe Presidenti i Kosoves, zoti HashimThaçi eshte i ftuar zyrtarisht nga Shtepia e Bardhe, per të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenca, e Kosoves, ka njoftuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, ku do të ketë edhe takime zyrtare në Iowa dhe New York, raporton Bota sot nga Nju Jorku.

Simbas ketij njoftimi në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, presidenti Thaçi, pritet të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.

Ai po ashtu do të takojë studentet kosovare që kanë ardhur ne SHBA, të ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.

Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shfrytezuar Asamblene Pergjithshme edhe per takime biletarale .

Mirepo, ai qe mund te konsiderohet edhe takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, pritjen me lider nga e gjithe bota ku shkembehen edhe pershendetje rasti.

Presidenti Thaçi ka konfirmuar para nisjes se tij, se ai do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare, dhe te mbaj takime me diasporen shqiptare ne SHBA, komunitetin shqiptar te zones se Tri-Shtetshit.

Modifikuar më E Enjte, 19 September 2019 15:04
Login to post comments