Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke lënë të lirë ish-ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, Saimir Tahirin. Berisha shkruan se mafia e drogës nuk dënon veten.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Mafia e droges veten nuk e denon!
Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!
Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat dro.ga, trafiqet jane merite dhe jo kr.im dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.
Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunumit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.
Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.
Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin njese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po te japin nje akuze koti per ab.uzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.
Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe e te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb