Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tha se shqiptarët sot janë një pyetje dhe ajo është nëse Tahiri e dinte se Habilajt merreshin me drogë.
Lubonja vlerëson se një njeri i ndershëm nuk mund të blejë makinë ose të bëjë pazarë me kushërinj, për të cilët ka dijeni se merren me trafik të lëndëve narkotike.
“Unë mendoj se shpërdorimi i detyrës matet me dëmin. I bie që shpërdoron detyrën, do të thotë se ti nuk bën punën. Ai akuzohet për kanabizimin e Shqipërisë. Dëmi mund të jetë shumë i madh nga Tahiri. Ne shqiptarët ngremë një pyetje.
Po Tahiri a e dinte se Habilajt merrshin me drogë? Unë them se e dinte. Nëse ky nuk e dinte, Nëse unë jam i rregullt, them Habilajt merreshin me drogë këta. Unë them t’i hetoj e jo të bëhem palë me ta. Problemi është se ne e dimë të gjithë sesi është ndërtuar Shqipëria”, tha Lubonja.