Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet fakte dhe prova të publikuara nga Boldnews.al lidhur me manipulimin e dosjes Tahiri nga organi i akuzës. Mbrëmjen e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Saimir Tahirin me akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 5 vjet burg, që u konvertua me 3.4 vite shërbim prove.
Vendimi i gjykatës solli një seri reagimesh, po shkaktoi edhe humor në rrjetet sociale.
Ndërkohë Berisha shkruan në postimin e tij mbi manipulimin kriminal të dosjes së Saimir Tahirit.
“Manipulim kriminal i dosjes së Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafisë!
Ja disa nga provat përvëluese që narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit që faktojnë lidhjet e tij të ngushta me kushurinjtë kriminelë dhe supertrafikant Habilaj”, shkruan Berisha.
Postimi nga ish-Kryeministri Berisha
Manipulim kriminal i dosjes se Saimir Habilit nga narkoprokuroria e Edvin Mafise!
Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.
Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:
1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)
LEXO EDHE Rama sulmon Metën duke përdorur ministrat/ "Presidenti se ka kuptuar thelbin ..."
2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe
3-qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve.
Ketu me poshte keni linkun e artikullit te publikuar ne Bold News me titull:
Eksluzive/Pergjime e dokumenta, Moisi Habilaj udhetim ne Rome me “gjigandin Bashkim” Tahiri.
Ne kete artikull keni tekstin e bisedes telefonike te midis Moisi Habilit dhe xhaxhait te Saimir Habilit rregjistrim i autoriteteve italiane dokumentat e udhetimit te Bashkim Tahirit dhe Fatlinda Tahirit, babait dhe bashkeshortes se Saimir Habilit qe shkojne ne Rome por kalojne te parregjistruar ne TIMS ne Tirane etj etj!