Presidenti Meta nderon me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Kroacisë

Premte, 20 September 2019 13:33

Sot presidenti Ilir Meta nderoi  me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e nderuar të Republikës së Kroacisë, Znj. Sanja Bujas-Juraga. Ne nje postim ne facebook, Presidenti shkruan: "Kënaqësi e veçantë të vlerësoja sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e nderuar të Republikës së Kroacisë, miken e veçantë të popullit shqiptar, Znj. Sanja Bujas-Juraga, diplomaten e shquar, e cila gjatë mandatit të saj në vendin tonë, spikati me kontributin e çmuar në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e historike ndërmjet dy popujve tanë, tashmë të një partneriteti strategjik.
Ne do t’i jemi përherë mirënjohës Kroacisë dhe Ambasadores Juraga për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të sinqertë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sanja dhe bashkëshorti i saj Prof. Dr. Ivan Juraga, do të mbahen mend gjithashtu edhe për mbështetjen e tyre të pakursyer dhënë në laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës".

71528645_2495356883843903_6072378952410726400_o.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...