Spaho: Akuzohet për trafik droge, lihet i lirë. Kuksianët protestuan për bukën e gojës, u mbajtën në burg

Premte, 20 September 2019 21:42

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili shpëtoi nga burgu ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, vjen reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho bën dallimin mes vendimeve të gjykatave teksa sjell si shembull edhe gjyqin ndaj qytetarëve kuksianë, të cilët u mbajtën në burg pas protestës në Rrugën e Kombit.

"Shikoni standartin e drejtësisë shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua për krijim organizatash kriminale, favorizim të tyre dhe trafik ndërkombëtar droge. Për këto tre akuza u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë, pa bërë asnjë ditë burg. Këta fakirët nga Kukësi, që luftojnë nga mëngjesi në darkë për bukën e gojës, për vete dhe familjarët e tyre, u hetuan në burg dhe u dënuan me burg vetëm sepse protestuan kundër koncesionit korruptiv të Edi Ramës në rrugën e Kombit", shkruan ndër të tjera Spaho në reagimin e tij.

 

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Shikoni standartin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...