Petrit Vasili në emër të LSI ka sulmuar fort kryeministrin Rama që po bën propogandë live duke mbledhur qeverinë, e më pas grupin parlamentar të PS-së, me prefektët e prapë me kryesinë e PS-së, por nuk po shkojnë në bazë ku janë njerëzit në halle e në nevojë. Kanë kaluar shumë orë që prej ditës së djeshme nga ora 16.30, theksoi Vasili, dhe akoma qeveria vazhdon mbledhjet për tu parë në televizion, ndërkohë që nuk kanë shkuar për të evidentuar dhe ndihmuar banorët në çdo shtëpi apo pallat.
Po kështu Petrit Vasili akuzoi kryeministrin se pse nuk shpall Gjëndjen e Emergjencës në këto zona të dëmtuara si dhe të tregojë publikisht fondin financiar që ka vendosur për të përballuar këtë situatë të rëndë. Vasili shtoi se nuk kishte pse kryeministri jepte gjithë këto miliarda euro koncensione, por të ruante buxhetin edhe për raste të tilla emergjente.
Në fund Petrit Vasili tha se kryeministri po na hiqet si “inxhinier”, ndërkohë që duhet ti çojë specialistet për të kontolluar në zonat e prekura dhe ata do të vendosin se ç’duhet bërë e si duhet kryer përballimi i situatës.