Qytetarë, ngrohuni në diell, taksat duhen për oligarkët e Edit!

Diel, 22 September 2019 15:08

Nga Dritan Kaba/

Të jemi të qartë që në fillim, pa shpalljen e gjendjes së emergjencës nuk disbursohet asnjë fond nga buxheti në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Kujtoni përmbytjet e Fierit dhe Vlorës dhe tërmetin që ra në fshatrat e Korçës e Pogradecit. Sot e kësaj dite nuk është lëvruar ende asnjë qindarkë.

Paratë e fondit të veçantë të qeverisë, të cilat çdo qeveri e përgjegjshme i shpenzon pikërisht për të tilla emergjenca, u harxhuan që në shkurt me ate palo festën e “diasporës”.

U harxhuan miliona për një “I love you”, dedikuar Edit, nga drejtoresha e tij, që ishte në afshin e apasionimit fugian.

Ndërsa fondet e tjera, nga taksat e të gjithë shqiptarëve, kanë shkuar tek Vilma në dy koncensione për punë të bërë, tek ai i analizave skandaloze dhe tek rruga e Arbërit që i shembet tuneli. Për koncensionin e parë këto vite janë paguar rreth 9 milion euro për punë të pakryer, shqip ka marrë para pa bërë asnjë punë. Ndërsa tek rruga e Arbwrit së bashku me firmën “Gjoka”, u denoncuan nga drejtoresha e Rilindjes, Sonila Qato, se kishin paraqitur dokumenta për punët e pakryera si të përfunduara.

Ndërsa pjesa tjetër e taksave të shqiptarëve shkon tek koncensioni i sterilizimit. Një PPP, jo vetëm super korruptive për mënyren si u zhvillua tenderi, por edhe për mangësitë në procedura dhe studimin e tij. Sot në vitin e parë shqiptarët janë të detyruar të paguajnë mbi dy milion e gjysëm euro më shumë se çfarë kishin parashikuar të grabisnin në fillim.

Plot 10 milion euro janë shpërdoruar pa asnjë teklif për oligarkët dhe mitomaninë Rama, vetëm këtë vit. Pa prodhuar asgjë!

Mbi 30 milion euro ju dhanë nga Damian Gjiknuri dhe ministria e tij, një firmë fantazmë me letra falso, tek Unaza e Re dhe tek tenderi i OST.

Mbi 700 milion euro janë kontratat e lidhura me PPP korruptive pa garë dhe pa asnjë efekt ekonomik apo shërbim ndaj qytetarëve.

Pikërisht tek autostrada e florinjtë Balldren-Milot, rruga e diamantë Orikum-Dukat dhe tenderi çudibërës i kontrollit të pompave të karburanteve.

Ndërsa mijëra fermerë nuk kanë marrë sot e kësaj dite dëmshpërblimet se subvencione as nuk diskutohet fare.

Dhjetra familje në fshatrat e Korçës e Pogradecit janë në qiell të hapur, pikërisht nga loja bajate televizive me seri e Kryeministrit. E mbani mend si doli sërish ne telivizone dhe deklaroi, duke bërë betimin “solemn” te mashtruesit pa asnjë skrupull, që në fund të gushtit të gjithë banorët do jene ne shtepite e reja. Sot e kêsaj dite ende nuk është vendosur një tullë.

Kjo është shmangie nga përgjegjësitë qeverisëse. Kjo është paaftësi e ndërthurrur me grabitjen e taksave.

Mosshpallja e gjendjes së emergjencës ndodh se paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për të paguar punët e pakryera tek PPP e oligarkëve të oborrit të pasëm të Kryeministrit dhe për mitomaninë e Edi Ramës.

Shumë zhurmë televizive për të fshehur grabitjen e djersës së shqiptarëve, paaftësinë e qeveritarëve, që rrinë në ato karrige me votat e marra në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe blerë me paratë e oligarkëve.

Ky fakt është më i rëndë se çdo tërmet që mund të bjerë në Shqipëri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...