'Qeveria bën propagandë me tërmetin'/ Pojana nxjerr zbuluar Veliajn: Ja si i gënjeu Veliaj sot qytetarët

Diel, 22 September 2019 18:16

Anëtari i Kryesisë së LSI Klevi Pojana në një dalje publike për mediat u shpreh se bashkia e Tiranës dhe qeveria bëjnë propagandë për situatën e tërmeteve e nuk ndihmojnë realisht njerëzit.

Pojana deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në “Facebook” një foto të vitit të kaluar nga përmbytje dhe ka gënjyer kështu qytetarët. Pojana u shpreh se Veliaj duhet të kërkojë falje publike për publikimin e një fotoje të kaluar.

 
1 / 3

“Qeveria shqiptare ka shumë pak reagim ndaj një situate të tillë tërmeti. Qeveria bën shoë dhe propagandë e nuk ndihmon qytetarët realisht. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka publikuar një foto të vitit të kaluar. Erion Veliaj ka publikuar foto të vitit të kaluar. Kryebashkiaku i Tiranës duhet që të kërkojë falje për këtë që ka bërë. Qeveria dhe bashkia e kryeqytetit bëjnë propagandë”, tha Pojana.

Login to post comments