Rama ikën në Nju York, na ka lënë Spiropalin

Hënë, 23 September 2019 15:33

Siç ka “qeverisur”, ose më saktë ka mbajtur pushtetin me forcë dhe kryesisht me propagandë edhe kësaj here në një moment të vështirë për shqiptarët, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka prezantuar spektakël në sytë e tyre. Asnjë gjë konkrete. E ndonëse ai shkonte dhe shihte një shtëpi të dëmtuar tek dhjetëra të tjera ishin mediat ku dilnin qytetarët me lot në sy duke kërkuar ndihmë. 

Në fakt Rama ktheu rrugës për në SHBA, nga aeroporti i Frankfurtit për këtë gjë, por të servirur përmes mediave të blera propagandën e shpifur live duke harxhuar kohë televizive e cila de fakto është kosto dhe mos bërë asgjë për qytetarët të prekur nga tërmeti. Të gjitha strukturat shtetërore në Tiranë shiheshin live duke dëgjuar shefin e madh, në vend ishin në terren. E kështu Rama iu bënte të ditur shqiptarëve se po punonte shumë ndërkohë që prodhonte vetëm propagandë. Ne terren asgjë. Qytetarët përballuan vet çdo gjë. Veç propagandës nuk shihen strukturat shtetërore të jenë në gatishmëri duke shpërndarë qoftë edhe një batanije.
E sërish Rama niset për një Nju York atje për tu relaksuar dhe lënë shqiptarët ne hallin e vet dhe rrugës nga Stambolli vazhdon avazin  e propagandës me tërmetin duke na treguar se po punohet. Çfarë turpi që veç një Rilindasi dhe kreut të kësaj organizate siç është Rama i shkon për shtat. Iku Rama e me keq akoma na la Spiropalin e cila veç fjalë nxjerr nga goja pa ditur se çfarë thotë. Një gjë është e sigurt, ajo do ti jepet besnike dhe imituese fanatike shefit, Skënderbeut të saj Edi Rama. Do të vazhdoj në mënyrën me të shpifur të mundshme të na prodhojë propagandë sipas porosisë së partisë dhe shokut të saj Rama. Zoti e ruajtë vendin në këto momente të vështira sidomos kur kemi të bëjmë më të tillë pseudopolitikanë!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...