Përse Erion Braçe i ka merak rrjetet kriminale

Hënë, 23 September 2019 16:37

Debat i madh, i fortë dhe nuk kanë lënë gur pa lëvizur që nga kryetari i bandës së Rilindjes dhe deri tek të gjithë mbështetësit e tij në media për të sulmuar gazetarët e arrestuar që sot i futën në pranga falangat e atij që mbyti popullin me gaz. Djem dhe vajza, të rinjë i panë ato dyer që në fakt janë të rezervuara për keqbërës të çdolloji por që ruhen në raste të tilla për gazetarë. Përsa i përket trafikanteve të kanabisit, të kokainës që vjen nga Amerika e Jugut, të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar kjo e provuar me zë dhe figurë të një kryeministri i cili  nuk ka lënë kriminel pa futu në Parlament, qeveri, pushtet lokal, agjenci të ndryshme që varet nga shteti. 

Pas tasit qesharak të supës, zv/kryeministri që Rama e mori për sevap të PS në Rilindje filloi kërcënimin që gazetarët përfaqesokan një rrjet kriminal nëpër portale. Madje sipas tij, gazetarët u dashkan dënuar me të njëjtën shkallë righter që ishte tërmeti. Kur kërcet dhëmbët Erion Braçe duhet të dridhet toka dhe supa në tasat e Divjakës, por kjo puna e Divjakës të kujton ngjarje të rënda të rrjeteve kriminale që në atë kohë morën një përmasë të jashtëzakonshme. Nën qeverisjen e partisë së Erionit, (të atij të supës dhe jo atij të fiqve), rrjetet kriminale në të gjithë Shqipërinë të lidhur me eksponentë të asaj kohe në qeveri drejtonin vendin dhe vazhdonin të qetë aktivitetin e tyre nga jugu në veri. Po ti kthehemi letrave të rëndësishme të shtetit të asaj kohe, do të zbulojmë që vet Erioni i supës kishte sevda me një nga këto rrjete kriminale. Mesa duket është nostalgjik si natyrë dhe po e sheh që kohëra të tilla kanë ardhur sërish. Nuk ka nevojë për një afeksion të veçantë sepse vet sekti ku ka hyrë Rilindja është një bandë e rrezikshme që komandon nga trafiku i kokainës dhe heroinës, tek pastrimi i parave të këtij trafiku në lavatriçen e madhe të Erionit të fiqve tek PPP e famshme të rrugëve të florinjta dhe strategjia e rrjetit kriminal ku ky bën pjesë është varfërim, shpopullim, kanabizim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...