Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në orën 15:00.
Kjo lëvizje e fundit e ambasadorit të huaj vjen një ditë para konferences së thirrur nga OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore. Partitë politike kanë marrë një ftesë nga OSBE-ja për të marrë pjesë në tryezën gjithëpërfshirëse, e cila organizohet nga vetë OSBE.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të marrin pjesë apo jo në takimin e thirrur nga OSBE, por kjo pritet të konfirmohet në vijim. Kryeministri Edi Rama ftoi pak ditë më parë opozitën që të bëhet pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.