“O gëzim të madh ka sot Edvin Mafia se u nda Shqipëria nga Maqedonia e Veriut!”

E mërkurë, 25 September 2019 08:44

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të Bundestagut gjerman për të shtuar edhe 2 kushte Shqipërisë në rrugëtimin e saj për çeljen e negociatave me BE-në. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ironizon edhe festën e kryeministrit Edi Rama.

“O gezim te madh ka sot Edivin Mafia se u nda Shqiperia nga Maqedonia e Veriut! Kenaqesi deri ne ekstaze narkoshteti se morem kushte, oh sa shume kushte, ndersa Maqedonia e Veriut asnje kusht po mori vetem nje Po dhe hapi negociatat!

Neser Cakaj nga New Jorku: O kushte te medha ka sot Shqiperia, rrofte e qofte Edvin Mafia!

Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat por na duhen kushtet!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Grupimet politike që qeverisin Gjermaninë CDU-CSU, kanë vendosur që negociatat për Shqipërinë të hapen vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, të cilat lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

Në një rezolutë të miratur për Shqipërinë, dy grupimet politike gjermane theksojnë se pa zgjidhur krizën politike është e vështirë për Shqipërinë të nisë negociatat me BE.

CDU-CSU, thekson gjithashtu se nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kërkon që reforma zgjedhore të vazhdojë aty ku ka ngecur që në dhjetor 2018-ës.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 08:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...