“Kushtet e Gjermanisë janë të rënda”, Kryemadhi: Negociatat më të rëndësishme se protestat

E mërkurë, 25 September 2019 12:19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një bisedë të hapur me gazetarët, ndërsa përshëndeti vendimin e Gjermanisë për “Po-në” e negociatave me Shqipërinë. Kryemadhi theksoi se opozita është e gatshme të marrë pjesë në çdo tryezë, e cila ka si temë kryesore dhe qëllim parësor zgjidhjen e ngërçit.

“Shoqëria civile nuk duhet të jetë nën çadrën e qeverisë.  Fqinjësi e mirë dhe bashkëpunim rajonal. Për herë të parë Shqipërisë i vendoset një kusht i tillë. Politika e jashtme shqiptare më 30 vite ka qenë një ndër pikat e pacenueshme, por sot për herë të parë  po cenohet. Kjo është shumë e rënda.  Kjo është shumë e rëndësishme për të mbajtur një lloj stabilitetit me aleatët. Kjo rezolutë është prej dhjetë faqesh dhe është e rëndësishme. Bundestagu gjerman artikulon  më mirë se ne politikisht”-pohoi Kryemadhi.

Gjithashtu Monika Kryemadhi u ndal edhe tek tryeza për reformën zgjedhore, ku opozita mori pjesë dhe më pas u largua nga konferenca e thirrur nga OSBE-ja.  Sipas saj, opozita ka qenë dhe është e hapur për dialog institucional. Kryemadhi kushtet e Gjermanisë për  hapjen e negociatave i konsideroi si “të rënda”

“Prezenca jonë atje ka qenë për të dhënë një  sinjal se procesi i hapjes së negociatave është me interes. Prezenca e tyre ishte për të treguar se opozita është e gatshme  për çdo tryezë, e cila synon të zgjidhë krizën. Opozita është për dialog institucional. Sigurisht opozita përgatitet për çdo situatë politike ku mund  të gjendemi. Shqiptarët sot kanë hall nëse kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre. Shqiptarët jetojnë sot në një shantazh politik, ndërsa ajo që është më e rënda është mungesa e shpresës.  Ne mund të themi se kemi menduar se është më i rëndësishëm procesi i integrimit për Shqipërisë, pasi kjo është një mundësi shumë e madhe për qytetarët. Hapja e negociatave është më e rëndësishme se protestat. Kushtet e Bundestagut janë shumë të rënda, që për hir të së vërtetës, ku ne shpresojmë të hapen dhe rezoluta e parlamentit gjerman ishte një mënyrë për t’iu thënë shqiptarëve se ju e meritoni BE, por jo politika shqiptare ”-shtoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...